Kryeministri Rama, ndërsa po flet në Bruksel në “Forumin për Ballkanin Perendimor” është pyetur nga një qytetare shqiptare edhe për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Qytetarja I tha Ramës se çfarë mendon kryeministri për rastin e Tahirit pasi sipas saj shteti I së drejtës do të funksiononte kur drejtësia të hetonte çështje të tilla.
Por Rama iu shmang përgjigjes së drejtëpërdrejtë duke thënë se i vinte mirë që shteti i së drejtës është moto por nuk i pëlqente kur përdoret për të fajësuar dhe fshehur arsyet e këtij fajësimi dhe eja pra të fajësojmë anëtarët.
“Nuk ka të bëjë me burra të fortë, por k ta bëjë edhe me gra të forta, mbi të gjitha institucionet të forta. Më pëlqen shumë kur dëgjoj që shteti i së drejtës ëshët moto, por nuk më vjen mirë kur përdoret për të fajësuar dhe fshehur arsyet e këtij fajësimi dhe eja pra të fajësojmë anëtarët”, tha ai. (B.H/Faxweb)