Polumbarët forcave ‘RENEA’ kanë rinisur kërkimet për të riun që humbi një ditë më parë në “Shpellën e Pëllumbasit” në Tiranë.
I riu Xhorxho Seferi, besohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit në kanion, i cili është tejet i rrezikshëm.
20 vjeçari përfundoi në kanion rreth orës 12:15 minuta të mesditës së të shtunës, bashkë me 21 vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili u nxor në gjendje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për gjetjen e të riut.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 19.05.2018, rreth orës 12:15, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., ( pjesë të një grupi turistësh shqiptar).
Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post