Në ceremonine e 105-vjetorit te krijimit të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama është shrehur se 2017 është viti që ka pasur më pak vrasje në këto 28 vitet e fundit të demokracisë. Sipas gjatë 2017 kanë ndodhur 50 vrasje dhe ky është një numër i ulët.
“Në vitin 2017 vendi mbylli një plagë të thellë që pati infeksionet që ne njohim, sot në 2018 ne nuk kemi as Lazarat dhe as lazaratër të shpërndarë në trupin e saj. Vjen policia hoqi nga duart e organizatave kriminale mbi 40 mln euro pasuri, ndërkohë që 4 vite më parë kjo shifër nuk kalonte 1 milionë euro. Në 2017 garantoi numrin më të ulët të vrasjeve në historinë e statistikave pas ’90, ndodhën vetëm 50 vrasje, nuk është shifër shumë e ulët, por minimumi historik dhe më shumë se gjysma e 107 vrasje në 2013 dhe 126 në 2012, dhe një shifër më e ulët se shifra e një vendi të BE ku flitet shumë për krimin shqiptar.
Nga Shqipëria trafikohëshin 900 tonë drogë nga krahina automome, nga Lazarati. Kjo gjendje nuk ka qenë asnjë betejë më këtë që është sot. Në 4 vite Policia e Shtetit u shëndërrua sipas statistikave të nxjerra nga anketimet e BE-së u khye në Institucuionin më të besuar të vendit.” tha Rama.
Më tej ai shtoi se nuk ka për t’u mbjellë më kanabis në vend.
“Nuk ka për t’u mbjellë më kanabis. Po po vazhdojmë më pjesën e dytë të luftës ndaj përfituesve të kësaj veprimatarie kriminale. Kudo qofshin, sido qofshin, ndaj aseteve të tyre të patundshme. Ky është edhe aksioni i policisë së shtetit, për një çrrënjosje jo vetëm të bimëve por të gjithë trungut të kësaj veprimtarie të organzuuar në vend.
Kjo është arsyeja pse unë nuk gjej dot arsyet për sulmet që i bëhen këtij operacioni madhor, dhe është një operacion ndërkombëtar ku janë përfshirë të gjithë partnerët në Europë. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post