Gazetari Ilir Babaramo përmes një postimi në facebook, ka treguar detaje mbi intervistën e realizuar me kryeministrin Rama, ku ky i fundit ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve dhe ka ikur nga emisioni në mënyrë të beftë.
Nuk dihet ende se çfare mund të ketë ndodhur mes Ramës dhe Babaramos në emision, por gazetari tregon parapprakisht se kryeministri ka braktisur emisionin dhe nuk i është përgjigjur pyetjeve.
Ndoshta kanë qenë pyetjet ato që nuk i kanë pëlqyer kryeministrit Rama, ose ndoshta ka qenë diçka tjetër, por mbetet për t’u parë intervista për të dhënë një vlerësim të asaj që ka ndodhur.
POSTIMI I PLOTË: Nje interviste e nderprere ne mes nga Edi Rama gjate rregjistrimit i cili refuzoi ti pergjigjej me shume se gjysmes se pyetjeve sot paradite duke hequr mikrofonat dhe duke u larguar ne menyre te befte. Ndiqni ne oren 20.55 cfare ndodhi sot ne studion e 5 Pyetjet.