Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një takim me ambasadorët e Sqhipërisë jashtë vendit. Rama u shpreh se ditët e fundit është vënë re një rritje e interesit të investimeve të huaj në vendin tonë.
“Është e rëndësishme që çdo ambassador në vetë të parë të kuptojë rolin e madh të tij. Duke ndihmuar duke këmbëngulur në këtë fazë të tranzicionit të institucioneve. Ne kemi sot një bazë të rëndësishme për të mundur të komunikojmë me fakte në dorë për ata investitorë që janë të interesuar dhe po ashtu në nxisim interesin te të tjerë.
Çdo ditë e më shumë e vëmë re që ka një rritje të ndjeshme të interesit për të investuar në vendin tonë sidomos në fushën e turizmit dhe të naftës. Ne duhet të folusohemi fort te turizmi, te manifaktura, te zhvillimi rural, dhe në rradhë të parë kam parasysh te zhvillimi i industrive përpunuese.
Diaspora është një burim i pashfrytëzuar, qoftë edhe nga kapacitetet intelektuale dhe akademike që ajo ka”, u shpreh Rama.
(E.K/Faxweb)