Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Efektivet e FNSh-së bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim, Anton Kaçi 40 vjeç, banues në Mallkuç Krujë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me Vendimin Nr. 237 dt. 04.10.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg “për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashëpunim parashikuar në nenin 88, 25 të Kodit Penal.
Kaçi, më datë 12.03.2017 në bashkëpunim me babain e tij, shtetasin Martin Kaçi(I arrestuar) , në Mallkuç kanë plagosur me sende të forta shtetasin Gj.K.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.
(E.K/Faxweb)