I ftuar në studio ditën e sotme ka qënë kandidati për Bashkinë e Lezhës Eduart Ndocaj.
Ai ka folur në televizionin e Fax News për aktualitetin politik dhe gjithë problematikat e vendit, duke mos harruar kështu dhe mesazhet të cilat ditën e djeshme kanë pushtuar rrjetin.
Në fillim të fjalës së tij ai është pyetur nga gazetarje e FaxNews, Kluadja Karabolli, për ofertën që Ndocaj u ka bërë sëfundmi qytetarqëve, për të mbledhur fakte kundrejtë blerjes së votave nga Pjerin Ndreu në këmbim të një sasie të konsiderueshme lekësh.
“Jemi shumë afër verifikimit të kësaj. Lezha ka qënë gjithmonë një sofëer e nxehtë për gjithë këto vite, por unë jam e bindur që në një garë të sinqerte me shpalosjen e platformave ai zotëri do të humbiste 10 me 0. Unë gjithmonë investoj nga ekonomia ime për individët dhe vendin time.”
Ndërkohë që sa i përketë bashkëpunimit mes partisë konservatore dhe drejtuesit të saj Kujtim Gjuzi , Ndocaj tha: Unë dhe Gjuzi kemi një marrëveshje si demokristian dhe mirëkuptim. Të njëjtin synim për Lezhën si Europa.
Jashë vëmendjes nuk ka mbetur dhe letërkembimi i dy liderëve të politikës, teksa Ndocaj i ka quajtur dy fëmijë të përkëdhelur të rritur në komunizëm.
“Këta luajë teatër, janë dy fëmijë të llastuar, fëmijë blloku të rritur në komunizëm. Dua të them që mes tyre ka pasur gjithmonë marrëveshje në momentin kur kjo qeveri ka dalë jashtë funksionit.
Nuk munden dy individ të tillë që të bëjën marrëveshje për fatet e kombit. Unë mendoj se zgjedhjet do të ketë vetëm votime dhe jo zgjedhje. Ata duhet të jenë kundër kundër kësaj rilindje të rrezikshme.”
Ndërkohë që kandidati për Bashkinë e Lezhës ka vijuar më tej për aksionin opozitar.
“Unë aksionin e kam mbështetur gjithmonë, por jo protestës që të heqim Ramën dhe të vendosim Bashën. Këta e kanë shkatërruar njëri pas tjetrin. Shqipëria ka disa parti që u është zënë fryma. Shqipëria është një kantund në konceptin europian. Është e rrezikshme që po e mbajnë peng dy parti të mëdha demokracinë e vendit. Ajo është e vetme sepse shqiptarët nuk i shkojnë më mbarapa. Unë jetojnë në një vend siç është Italia ky qytetarët protestojnë në cdo protestë. Ky zotëria nuk është i zoti të bind as 5 % në Tiranë dhe i mbledh qytetarët nga rrethet në Tiranë. Nga demokratët kanë kërcënime të gjithë punonjësit e Bashkive.
Qytetarët nuk besojnë më sepse udhëheqësit e kësaj oproteste janë të inkriminuar, për vjedhje florir banke, rastin e Gërdecit, vrasja e 21 janarit dhe shume e shumë veprime të tjera anti kushtetuese.”
Ndërkaq nuk është lënë jashtë vëmendjes dhe zgjedhjet e 30 qershorit apo dhe bisedat private të cilat dolën ditën e djeshme, duke u kthyer kështu në kryefjalën e mediave.
“Në 30 qershor ka zgjedhje por qëllimi është që të largojmë të gjitha këto forca politike famëkeqe. Dhe unë nga televizioni juaj gjej rastin t’u bëjë thirrje të gjithëve të votojnë kandidatët e pavarur, dhe asnjëparti tjetër të inkriminuar.
Sa u përketë bisedave të publikuar dje në Facebook ato janë fakëneës. Ata duan të më sulmojnë nga ana familjare sepse nuk kanë ku të kapen tjetër tani. Endri Fuga ka një staf poshtë Kryeministrise për të gjitha këto gjëra. Ne përdorim një shprehje dhe themi që kur qeni është drejtë ngordhje të kafshon më shumë. Unë nuk jam shqetësuar aspak sepse kam një familje të mrekullueshme e cila më ka mbështetur gjithmonë.”