Pas postimit të kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale, i cili u kërkonte falje qytetarëve për replikat e tij në Facebook dhe ku pranonte se ai i tillë është dhe nuk ndryshon dot, vjen reagimi i nënkryetarit të PD, Edi Paloka. Sipas Palokës, kryeministri në mëngjes i shan njerëzit me “libër shpie”, në darkë u kërkon ndjesë, ndërsa risjell në vëmendje shprehjen popullore se ujku qimen e ndërron por zakonin nuk e harron.
“Në mëngjes në facebook, në drekë në facebook, në darkë në facebook. Udhëheq ushtrinë e profileve fallco që paguan me paratë e shqiptarëve për t’i kundërvënë ndaj kujtdo që nuk ështe dakord me Edi Ramën. Në mëngjes i shán njerëzit me “libër shpie”, në darkë u kërkon ndjesë.
Dhe e nis çdo ditë nga e para sipas shprehjes që i shkon më shumë “ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”. Në fakt, nuk është vetëm një i ç’ekuilibruar, që nuk e di ç’bën. Është një frikacak që fshihet pas facebookut, pasi nuk ka këllqe të dalë në debat të vërtëtë as me qytetarët, as me kundërshtarët politikë”, shkruan nënkryetari i PD.
Çfarë shkruante mbrëmë Rama: Miq! Kush nga ju ka menduar se e kam fyer ne replikat e mia ketu, ndjese! Nuk eshte kurre ky qellimi dhe as arsyeja pse une replikoj me ju ne kete faqe, qofshin edhe urrejtesit e mi me te medhenj ata qe kundershtoj! Une s’kam kurresesi asgje personale me askend, thjesht debatoj, pa dorashka, me ata qe sulmojne e shpeshhere shajne e fyejne pa frena fare, se perndryshe pse na duhet kjo faqe! Disa thone qe tallem, por jo, kurresesi, perndryshe nuk do harxhoja asnje sekonde me replika e me bam e bume ketu…
Disa thone s’bejne kryeministrat keshtu, por jo, une vertete jam perkohesisht kryeminister, por s’kam qene e s’do jem asnjehere asgje tjeter perveçse ai qe kam qene dhe ky qe jam! Ka dhe disa demokratikas te paepur, qe kujtojne se bejne lufte politike me mua ketu e shajne e nuk pushojne, mendim ndryshe thone, por jo, sharja s’eshte mendim fare apo jo?!
Megjithate as ata s’dua t’i bej te ndjehen keq! Ne asnje menyre! Debati me terheq shume dhe te ma bejne hallall, kur s’e kam dot me ata qe demokratikasit e kesaj faqeje votojne, sepse jane pa lidhje te votuarit e tyre, s’kam me ke e bej tjeter perveçse me ta direkt debatin politik – meqe ra llafi, jeni padiskutim me te veshtire ne debat se ata qe ju perfaqesojne ne mexhelis, Grupi 7X7=42 e kam llafin. Nejse, s’po e zgjas me tutje. Perqafime pa parti (E.K/Faxweb.al)