08:53 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama ”e dredh” sipas rastit, merr në mbrojtje Kurtin: Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk…

10:41 | 01/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Albin Kurti i vendosur të shkundë marrëdhëniet me Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përplasjen e fundit në Kosovë, ku ka marrë në mbrojtje Albin Kurtin, i cili së fundi ka rënë pre e akuzave nga Ramush Haradinaj, pas vendimit për të hequr pjeserisht taksën 100% ndaj mallrave serbe.

Rama shprehet se Kurti mund të jetë gjithçka, përveç se shërbëtori i Serbisë, ndërsa shton se reputacioni i Kosovës u dëmtua ndërkombëtarisht me vendosjen e taksës, dhe e nxori Serbinë si viktimë në sy të botës.

“Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

“Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës!

Albin Kurti është në rrugën e duhur! Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhëtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës”, shkruan më tej Rama në postimin e tij.

Disa ditë më parë Kurti vendosi që të hiqte pjesërisht taksën ndaj mallrave serbe,  ndërsa kërkoi nga Serbia që ti japë fund fushatës së lobimit, për të hequr njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera.

Ky vendim i Kurtit u kritikua publikisht nga Haradinaj, që ishte dhe ideator i taksës, duke e akuzuar kryeministrin aktual se po i shërben interesave serbe, duke qenë se presidenti Vuçiç, shumë shpejt do të përballet në zgjedhje dhe kërkon votat e qytetarëve.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: rama kurtirama kurti haradinaj
Pas

Kujdes nga kleçkat/ Gjermania hap dyert për punëtorët, ja ç’duhet të dini

Para

Ndryshimi drastik/ Peshonte 137 kilogramë, 24 vjeçarja i lë të gjithë me “gojë hapur” (FOTO)

Para
Ndryshimi drastik/ Peshonte 137 kilogramë, 24 vjeçarja i lë të gjithë me “gojë hapur” (FOTO)

Ndryshimi drastik/ Peshonte 137 kilogramë, 24 vjeçarja i lë të gjithë me “gojë hapur” (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi rus shkatërron një spital në Herson, plagos disa civilë

Polonia ‘shtrëngon’ kufirin me Gjermaninë dhe Lituaninë, Tusk: Durimi ka marrë fund!

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit

I nxehti rekord në Itali, sot temperaturat deri në 40 gradë, nga nesër 20 qytete në alarm të kuq

Zjarre masive në ishullin grek të Kretës, evakuuohen 1500 persona

Francë/Vajza 10-vjeçare humb jetën për shkak të vapës në Versajë

Sot seancë plenare/ Nga projektligji për investimet e huaja te Strategjia Kombëtare kundër Dezinformimit, çfarë pritet të diskutohet

I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete

Tentativa për t’i dhënë fund ngërçit institucional/ Pas takimeve me partitë shqiptare, Presidentja Osmani pret sot përfaqësuesit e minoriteteve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.