Kryeministri i vendit, Edi Rama ka qenë paraditen e sotme në Berat në një takim me sipërmarrës në qendrën e re tregëtare.
Ndërkohë gjatë takimit ka ndodhur një rast i pa precedent. Një grup personash, të cilët kanë tentuar të flasin me Ramën nuk janë lejuar nga policia ti afrohen këtij të fundit.
Efektivët e policisë të pozicionuar në të dy krahët e rrugës, nuk kanë lejuar këtë grup njerëzish t’i afrohen kryeministrit, të cilët sipas burimeve janë persona të përjashtuar nga ndihma ekonomike.
Ndërkohë që opozita është mbledhur sot në Tiranë në protestën e paralajmëruar nga ata, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama, ngritja e një qeverie teknike si dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Liderët e opozitës prej disa javësh janë në protesta të vazhdueshme kundër qeverisë Rama 2 pasi sipas tyre vullneti i votuesve në zgjedhjet e 2017-s është deformuar nga shitblerja e votës. Korrupsioni dhe trafiku i drogës gjithashtu sipas opozitës po e çon vendin në degradim ekonomik dhe social.