Kryeministri Edi Rama në fjalimin e mbajtur sot në Samitin e Diasporës në një gjuhë shumë të ndezur i ka dhënë dhe më shumë flakë çështjes së Kosovës dhe dialogut të saj të “ngrirë” me Serbinë.
“Kudo ku bashkohen shqiptarët janë më të mirë dhe fitojnë dhe historia e ka treguar këtë. Pa dashur të citoj as Nolin, Fishtën apo Konicën, por është vërtetuar që armiku më i madh i shqiptarëve janë shqiptarët“, tha ai ndërsa theksoi se Kosova ndodhet përballë një sfide historike dhe se “vendoset sot, por përcakton se si do të jetojnë pas 30 vitesh ata që nuk kanë lindur ende“, duke nënkuptuar qëndrimin e tij te pa shpallur publikisht për diskutimin e kufijve mes 2 shteteve.
Rama, jo direkt ka marrë një qëndrim mbi domosdoshmërinë e uljes imediate të palëve në dialogun Serbi-Kosovë, ndërsa 2 shtetet kanë ngrirë çdo komunikim për shkak të cështje së “taksës 100 për qind” dhe lëvizjeve nën rrogoz të Serbisë për të dëmtuar njohjet e reja të Kosovës .
Një goditje direkte po ashtu Rama ka nisur nga ky samit drejt kryeministrit Haradinaj i cili ka kundërshtuar absolutisht lëvizjet e Thaçit për idenë “shkëmbimit të territoreve”, ide të cilën ky i fundit e konsideroi sot absolutisht të papranueshme nëse do të behej fjalë pë cënimin e territorit të Kosovës (lexo ketu).
“Nuk ka pasur gjë më të rrezikshme dhe më penguese se kur i dalin përballë shqiptarët njëri tjetrit për hesapet të vogla të katundit dhe mjedisit politik e marrin flamurin dhe e kthejnë në një armë për të luftuar me njëri-tjetrin, kush është patrioti kush është tradhtari, i miri apo djalli.
Kush e bën këtë është kërcënimi kryesor për të fituar sfidën“, tha Rama.
Discussion about this post