Unë jam artisti më i mirë ndër kryeministra. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Greqi ku është hapur ekspozita e tij personale, me disa prej punimeve.
Sakaq ai nuk la pa përmendur edhe të gjitha bashkëpunëtorët teksa falenderoi edhe bashkëshorten e tij Linda, si njeriu që kujdeset dhe e duron atë.
Rama: Për fat të keq nuk e flas dhe po iu drejtohem anglisht se edi që shqipja juaj nuk është e mirë. Dua të them se jam mirënjohës për këtë pritje dhe ngjarje të vecantë.
I jam mirenjohes edhe Nikos, që pati dëshirë të sillte ketu bashkë me zyrën. Ajo që shihni sot është një variacion cfaër përbën zyrë time, skulpturat e mia, disa prej të cilave varen në zyrë.
Dua të falnderoj edhe Katerinën e cila është teguar e duruar se është një kuratore profesioniste. Meqë ra fjalë jam artisti më i mirë ndër kryeministra dhe padyshim kryeministri më i mirë ndër artistë.
E përjetoj me shumë përulësi, që pritem në këtë pallat të mrekullueshëm që ka një histori të jashtëzakonshme dhe më lini të ndaj me ju. Kur isha në makinë dje mu kujtua një taksi që kisha marrë për në Vuliameni , ato ditë të hershme të lirisë dhe vendi i parë që vizitova si i lirë ishte Greqia dhe Korfuzi dhe aty më pritën disa kushërinj të mamase time dhe pastaj ika drejt Athinës te disa njerëz të babait. Nuk e dija se do vija me një autokolën dhe mikpritesi do të ishte ministri i Jashtëm.
Kjo ekspozitë nuk do kishte qenë e mundur falë miqve të mij, Ai është Adi Dule, ka një studio qeramike.
Nuk do isha ky që jam pa dikë që kujdeset për mua, që më duron më bën njeri të mirë, e cila është Linda gruaja ime, e cila e ka fituar deri tani garën mes nesh si dy artisë se ka krijuar Zahon.