Kryeministri Edi Rama vijon të reklamojë investimet e qeverisë në territorin e Bashkisë së Shkodrës.
Rasti më i fundit ka të bëjë me by-passin e Shkodrës, teksa një ditë më parë postoi një video të kësaj rruge. Por, jo çdo gjë është aq perfekte sa duket në videon e postuar nga kryeministri Rama.
Në këtë rrugë kanë nisur dëmtimet e para të barrierave mbrojtëse dhe nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për riparim.
Edhe vetë banorë të zonës janë shprehur kundër projektit, pasi këto barriera mbrojtëse i pengojnë të qarkullojnë më lehtë.
Projekti për bypassin e Shkodrës ka zgjatur për disa vite, mes shumë proçedurash dhe ankesash nga banorët e zonës.
Një projekt i nisur që në vitin 2009 nga demokratët. Prej pak kohësh, ky segment rrugor është hapur për drejtuesit e automjeteve për të lehtësuar sadopak qarkullimin në qytetin e Shkodrës, sidomos gjatë muajve të verës.