Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, ka folur për marrëveshjen e arritur me opozitën. Në një intervistë në emisionin “Provokacia”, Gjiknuri foli për rëndësinë e marrëveshjes së arritur, duke thënë se kjo “është një paqe e arritur për betejën politike që do të vijë.”
Vetë Gjiknuri, marrëveshja e të cilit dje u hodh praktikisht në kosh, ka dalë kundër Ramës për listat e hapura, pasi sipas tij do të bënin që në politikë të vinin njerëz me para dhe me muskuj.
“Opozita brenda në Parlament ka insistuar tek listat e hapura. Ne si mazhorancë nuk kemi qenë për lista të hapura. Mund të vijë një moment kur do të pendohen për listat e hapura. Shiko Kosovën, si zhvillohen zgjedhjet në Kosovë.
Do të degradohej menaxhimi, do të jetë një korrupsion i mirëfilltë, do të hyjnë njerëzit më problematikë që nuk do jua marrë mendja, Demokracia popullore sjell edhe produkte që nuk pëlqehen. Kjo sjell destabilitetin. Kosova nuk bën dot qeveri. Ne nisemi vetëm nga një situatë e caktuar politike”, tha Gjiknuri.
“Ne kemi thënë që do shprehemi të fundit. Nuk i takon mazhorancës që të imponojë sistemin. Listat e hapura kanë dy veti negative: Elitat do t’i godasin. E pamë katalogun te PD. E dyta, mund të ndodhë që personazhe me para edhe muskuj të jenë fitues. Kujtoni këshilltar bashkiakë kur kishin marrëveshje…”, shtoi Gjikunuri.