06:34 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rama i përfshiu në “listën e zezë”, Halimi iu lëshon sfidë Prokurorëve dhe Gjyqtarëve: Përballuni me të për shpifje!

12:39 | 13/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Halimi: Rama mashtron për Vettingun, Parlamenti strehë e trafikantëve me 10 emra

Deputeti demokrat Eduard Halimi ka reaguar në lidhje me përfshirjen në listën e zezë të Rams të 30 gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Halimi jo vetëm që e ka konsideruar këtë të paligjshme po ka lëshuar një sfidë të hapur ndaj njerëzve të drejtësisë, të përballen me Ramën në gjyq.

Sipas Halimit, publikimi i 100 emrave të akuzuar për korrupsion pa fakte por vetëm me informacione anomini, është në kundërshtim flagrant me Kushtetuën e vendit dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Statusi i plotë i Halimit:

Lista e zeze e Kryeministrit kerkon nje pergjigjie te forte ligjore.

Akti i kryer dje nga kryeministri duke publikuar nepermjet nje Raporti te zyres se ti, liste me emra zyrtaresh, gjyqtaresh e prokuroresh qe i akuzon per korrupsion pa prova, pa fakte por vetem ne informacione anonime, eshte ne kundershtim flagrant me Kushtetuten e vendit dhe Konventen Europiane te Drejtave te Njeriut. Ky Raport i publikuar dje nga Kryeministri kerkon nje reagim te forte ligjor dhe jo retorike. Jo retorike sepse propaganda e qeverise do e mbyste sic po e mbyt ne fakt gjate ketyre oreve.
Nuk dua ti shtoj asgje me teper komenteve te politikaneve apo njerezve te medias gjate ketyre oreve. Akti i djeshem i Edi Rames, shkateron sistemin e kontrollit dhe llogaridhenies ne nje Republike Parlamentare, shkateron mekanizmin check and balances, ben null perpjekjet per nje reforme reale ne drejtesi, per nje veting te vertete dhe qe padyshim i hap rrugen arbitraritetit, subjektivizmit, autoritarizmit totalitar.

Kjo e eshte aq e thjeshte mjafton te shohesh se ne ate liste nuk jane oficeret e policise, prokuroret e gjyqtaret qe kane liruar banditet e Lushjes, Durresit, Fierit, Beratit apo ata qe liruan vrasesit e komisarit te policise, liruan trafikantin qe ndodhej ne makinen e deputetit te Edi Rames e keshtu me rradhe. Une e kam te qarte se Edi Rama nuk ka nevoje fare, per letra anonime per emrat e oficereve, prokuroreve e gjyqtareve, pasi pas lirimit te tyre ka qene personalisht ai, jo vetem sepse nuk reagoi as nje sekonde gjate 4 viteve sa here qe liroheshin por dhe sepse banditet e liruar ishin ne krah te deputeteve te tij, te kryetareve te PS neper qarqe gjate fushates, gjate dites se zgjedhjeve dhe madje edhe ne numerim te votave.
Por nuk dua te rrithem sot ate qe kam thene e sterthene sepse Edi Rama mund te dale neser me nje liste tjeter dhe une jam kunder akteve te tilla qe thyejne cdo nen te Kushtetutes si akte te nje autoritarizmi ekstrem.

Sot e kam me ata 30 gjyqtare e prokurore qe jane ne listen e zeze te kryeministrit dhe kane heshtur gjate ketyre 24 oreve. Ju gjyqtare e prokurore qe jeni ne ate liste, si juriste qe jeni e dini shume mire se akti i Kryeministrit eshte antikushtetues, antiligjor dhe i denueshem penalisht.

Akti eshte individual per secilin prej jush dhe kerkon nje pergjigjie te forte ligjore individuale.

Ju gjyqtare e prokurore paguheni nga taksat, djersa dhe gjaku i qytetareve cdo muaj, madje dhe kur pushoni, per te mbrojtur ata, qytetaret nga paligjshmeria e pushtetit, nga keqperdorimi i ligjit dhe dhuna e pushtetit. Por kur ju heshtni dhe nuk mbroni veten tuaj dhe familjen tuaj, cfare dreqin i duheni qytetareve? Kur nuk mbroni veten tuaj do mbroni sot ne mengjes qytetaret??!

Nese ju 30 gjyqtare e prokurore heshtni, nuk padisni individualisht penalisht Kryeministrin sot, atehere mos shkoni te uleni fare ne zyren qe ua paguajne qytetaret, por ikni, nuk duhet te qendroni asnje minute ne karigen e gjyqtarit apo prokurorit.
Nese ju jeni ne ate liste dhe e dini se akuza e KM qendron por shpresoni ti shmangeni apo kjo te fashitet nga lajme te tjera te renda qe shoqerojne realitetin ku ndodhemi, jeni te mjere.

Nese ndonjeri mendon se opozita do te te beje avokatine, duke besuar per 1 minute propaganden e kryeministrit, eshte serish i
mjere. Opozita u perfshi ne reformen ne drejtesi per te patur nje drejtesi qe mbron qytetaret, qe eshte e afte por dhe e forte, e pavarur dhe e pakorruptuar, jep llogari por dhe kerkon llogari. Kete lloj gjyqtaret e prokuroresh kerkon opozita ne reformen ne drejtesi, dhe jo ata qe fshihen me shpresen se do ia hedhin apo do i bejne nje sherbim kryeministrit te rradhes. Kush mendon se opozita ka pasur dhe ka ne mendje per te mbrojtur ndonjerin syresh prej tyre eshte fatkeq, shpresehumbur dhe i mjere.

Ndaj ju, 30 gjyqtaret e prokuroret e asaj liste te zeze mos prisni nga askush, nga opozita jo e jo, por as nga nga ndonje tjeter qe te dale e tju mbroje nese ju nuk i dilni vete zot, emrit tuaj ne ate liste, nga i pari gjyqtar prej 20 vjetesh, djali i ish kryetarit te Gjykates Kushtutese e deri tek i fundit qe nuk e njoh fare.
Dilini per zot emrit tuaj dhe familjes suaj dhe beni perballjen me kryeministrin ne gjykate qe ti mbushni mendjen femijeve tuaj se pari, familjareve tuaj se pari e pastaj gjithe atyre qe gjykoni cdo dite, se jeni te pafajshem dhe se Raporti i Kryeministrit eshte nje akt penalisht i denueshem. Perballuni individualisht nese jeni te pafajshem.
Nese nuk e beni dhe heshtni me mire ikni, qe sot, qe tani. Nuk i duheni kurrkujt ne ate karige, dhe jo me te paguheni kot me parate e qytetareve.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: deputeti demokratEduart Halimihalimilista e zeze e rames
Pas

”Dy mjekët e Komisionit të KEMP-it në Lezhë nuk ekzistojnë”, Petrit Vargu ka dy pyetje për Ramën

Para

Rilindja Demokratike: Opozita nuk do ta njohë qeverinë e re

Para
Rilindja Demokratike: Opozita nuk do ta njohë qeverinë e re

Rilindja Demokratike: Opozita nuk do ta njohë qeverinë e re

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.