Rama: Ky investim do të ngrejë në peshë Durrësin, do të ngrejë vlerën e të gjithë hoteleve të Durrësit. Gagaxhopullët e këtij vatani ngrihen o burra, le t’i fryjmë zjarrit, do të kemi dimër të ashpër dhe do i vëmë zjarrin vendit e do ngrohemi.
Kontrata parashikon se në rast moszbatimi shkohet deri në marrjen e gjithçkaje të bërë deri në atë moment, me zero pagesë nga shteti. Si dhe nuk ka asnjë kolateral të pronës shtet për financimin e projektit, gjë që sipas investitorit, është hera e parë.
Këto janë vetëm disa detaje të panumërta të një kontrate që unë jam shumë krenarë, do të kemi rast e kohë që t’i përballim dokrrat e hinit të shfryra me një tërbim të veçantë për portin e Durrësit. Në kohën kur në Shqipëri sapo kishte nisur të qeveriste napoleoni i gjirizave, zbriti në Durrës një fare Piterman , sipërmarrësi nga Kanadaja që kishte vizionin ta kthente në një portë të re joshëse, pranë amfiteatrit që romakët ndërtuan, njeriu i duhur që ra mes gjirizit napolonik të kohës, që i kërkuan të kërcejë napolonin me shaminë e ndarë në gjysmë.
Gjys për ty e gjys për ne plako se ka Zot Shqipëria, ishte diku viti 2006, iku me të katra, sipërmarrësi vizionar pasi u erdhi vërdallë gjirizave tre herë.
Shihni bilancat e pagesës në Mal të Zi. Atje pati rritje të ndjeshme të rrogave në sektorin privat dhe publik. Hapni sytë. Po ç’ti hapni sytë, s’ju lë mallkimi që keni mision. Ai investim ishte 10 herë më i vogël se ky që do të bëjmë ne për Durrësin që nëse s’do ishte trajtuar si lodër në duart e tyre të pista, do kishim prej vitesh portin turistik dhe shqiptarët do kishin të mirat dhe të ardhurat e mëdha që do i sillte vendit tonë, jo Malit të Zi”,