Kryeministri Rama ka takuar këtë pasdite Shpëtim Idrizin, kreun e PDIU-së. Rama dhe Idrizi mësohet se kanë qëndruar bashkë përreth një orë ndërsa në qendër të takimit ka qenë kriza politike aktuale
Idrizi ka prezantuar një paketë propozimesh për zgjedhjen e krizës politike, të quajtur “Pakti Kombëtar”.
Dy ditë më parë, Idrizi drekoi me kreun e LSI, Ilir Meta ndërsa deputetja e PDIU-së Mesila Doda u shpreh se PDIU nuk hyn në zgjedhje pa opizitën mbrëmjen e djeshme në Opinion madje duke u vetëofrouar si parti për të përgatitur tryezën e bisedimeve.
Pakti Kombëtar i IDRIZIT kërkon:
- Kthimin e Opozitës në Parlament për miratimin e akteve ligjore, që do i hapnin rrugën zbatimit të reformës në drejtësi, përparimit të vendit në integrimin evropian dhe realizimin e disa ndryshimeve në kuadër të legjislacionit zgjedhor dhe masave të tjera, për të siguruar atomsferë të qetë dhe të besueshme, për zgjedhjet e 18 qershorit.
- Garantimin e rolit të paanshëm në zgjedhje të Policisë së Shtetit.
- Ndryshimin e sistemit zgjedhor në sistem proporcional me një zonë zgjedhore, për krijimin e mundësive reale për të garuar forcat politike jashtë koalicioneve.
- Depolitizimin e anëtarëve të KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve, ose rritjen e numrit të anëtarëve në komisionet e numërimit, me përfaqësues të partive parlamentare
- Krijimin e një grupi të posaçëm me urdhër administrativ të Prokurorit të Përgjithshëm, krijimin e një “task force” prokurorësh të atashuar pranë KQZ-së, e cila ka për detyrë të hetojë në mënyrë urgjente të gjitha sinjalizimet për blerje vote, kërcënim, intimidim, etj. Gjithashtu edhe dërgimin e çështjeve të lidhura me cënimin e procesit zgjedhor brenda 24 orësh në gjykatë, duke ashpërsuar masat për “krimin elektoral”.
- Narkimin e një strukture inxhinierike konsensuale që do të përgatisë në mënyrë urgjente një projekt teknik, për variantet e mundshme të realizimit të numërimit elektronik, por edhe vlersimin e mundësive të realizimit të votimit elektronik, nëse ai konsiderohet i sigurtë dhe i mundshëm në kohë, në një procedurë të miratuar në mënyrë konsensuale nga të gjitha partitë parlamentare.
- Thirrjen e tryezës së partive politike parlamentare për fillimin e dialogut, me qëllim miratimin e një kandidature konsensuale si President të Republikës së Shqipërisë.
(M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post