Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij në pallatin e sportit në Milano ka komentuar deklarat e opozitës se 1 milionë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria.
Shqipëria sot pret dhe ju si vendlindja juaj që rilind çdo ditë dhe më në fund po bëhet shtet. Shumë i ka munguar shqiptarëve të Shqipërisë. Disa gojë nga ato që ju i njihni mirë thoshin këto ditë që nuk duhet të vija këtu pasi nën udhëheqjen time kanë ikur 1 milionë shqiptarë. Kjo e 1 milion shqiptarëve të ikur në 10 vitet e fundit është gënjeshtër e madhe e ligë dhe e turpshme njësosh si ajo e autobësve që doli po nga ajo gojë e pistë duke ofenduar shqiptarët e Greqisë që u shkrinë si lumi në det për të treguar dashurinë e mallin e manifestuan krenarinë e ture për shqiptarinë e Shqipërinë. Po e vërtetë kanë ikur edhe këto 10 vite shumë shqiptarë, shumë më tepër se janë kthyer. Por Shqipëria e katandisur në 1.5 mln banorë, e mbytur në detin e korrupsionit e nuk ka as punë as shpresë është një Shqipëri që ekziston vetëm në humnerën e atyre gojëve që në ditën e pavarësisë së Shqipërisë dhe që prej asaj dite armiqtë më të ligë të vet i patë nga radhët e parisë së vet.”, tha Rama.
Discussion about this post