Prej kohësh qytetarët e Tiranës po hasen me problemin e ujit të pijshëm aq sa duket se iu ka ardhur në majë të hundës. Teksa kryeministri Rama ka publikuar në profilin e tij fotogalerinë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ku ishte i pranishëm gjatë këtyre ditëve.
“Fotoalbumi i vizitës në New York për sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB mbi paqen, zhvillimin e qendrueshëm, të drejtat e njeriut dhe të ardhmen e gjeneratave të reja”, shkruan Rama.
Një qytetar i shkruan atij për t’i kujtuar problemin që kanë prej kohësh kryeqytetasit.
“Pershendetje zoti kryeminister sme takon te te bej kete pyetje pasi nuk je kryetar bashkie..po po ta bej qe mbase i ben naji tel lali fikut si ka mundesi shiu nuk pushon gjith diten ne nuk kemi uje te lahemi ..po vjen edhe viti skenderbeut zoti kryeministe te rrujt zoti ty dhe kalamajt e lagjes ..ishalla na shef zoti dhe ne ishalla po kalon irma ktej ta zhduki ket popull qe nuk u ngrit nje here te vetme ne protest per te drejtat e veta”, shkruan qyetari.
Mesa duket ky problem nuk ka gjetur ende zgjidhje nga Bashkia e Tiranës, aq sa e ka detyruar këtë qytetar t’i drejtohet kryeministrit Rama edhe në rrjetet sociale. (S.SH/Shuplaka)