Kreu i qeverisë, Edi Rama siç e ka bërë zakon tashmë e nis ditën duke bërë postime në rrjetet sociale për arritjet e qeverisë së tij. Por, komentuesit nuk e kanë toleruar duke e akuzuar se në fakt bëhet fjalë për dështimin e qeverisë.
Rama ka postuar te dhënat e fundit lidhur me numrin e pasagjerëve të transportit ajror. Sipas tij, ka një rritje mbresëlënëse gjatë 6 viteve të fundit në numrin e pasagjerëve të transportit ajror.
“MIRËMËNGJES dhe me këto tregues të rritjes mbresëlënëse gjatë 6 viteve të fundit në numrin e pasagjerëve të transportit ajror, si edhe me lajmin e mirë që në 5 muajt e parë të vitit, hyrjet e të huajve në vendin tonë janë rritur me 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ju uroj një ditë të bukur”- shkruan Rama.
Por pas postimit kane vërshuar komentet. Shumë nga komentuesit i kujtojnë se gjysma e atyre janë për azil.