Kryeministrin Rama tashmë përveç transmetimeve në televizion e kemi edhe në ‘ERTV’ live në Facebook. Dhe nga daljet e tij të shpeshta padyshim që edhe detajet janë shumë të rëndësishme, sidomos kur bëhet fjalë edhe për detaje me kuptim.
Dje në një intervistë të dhënë për Vizion Plus detaji në karrigen e kryeministrit në zyrën e tij, bluza e Lorik Canës ka bërë mjaft përshtypje.
Ndërsa Rama fliste për negociatat me opozitën, kishte raste kur plani bëhej i madh nga kamerat dhe pikërisht aty shfaqej karrigia, sipër së cilës vërehej fanella me me nr. 5 e ish-futbollistit të Kombëtares, Cana.
Nuk dihet nëse bluza e kapitenit historik ka mbetur aty nga ndonjë aktivitet i mëparshëm apo vetë stafi i kryeministrit e ka vendosur për ndonjë arsye që ende nuk është zbuluar, por mund të thuhet se ky detaj ka bërë kuriozë shumë nga ndjekësit e kryeministrit. (E.K/SHUPLAKA)
![](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/04/rama-karrigia-1-600x388.jpg)