17:13 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rama mund të bëhet dhe ministër i Brendshëm”, avokati shpjegon zgjidhjet që ka kryeministri

14:36 | 04/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rama mund të bëhet dhe ministër i Brendshëm”, avokati shpjegon zgjidhjet që ka kryeministri

Avokati dhe aktivisti i shoqërisë civile Adriatik Lapaj i ftuar në Fax News foli mbi mosdekretimin nga presidenti Ilir Meta si ministrër të Brendshëm Sandër Lleshin.

Lapaj u shpreh se për këtë ngërç, është e nevojshme që të ketë një interpretim kushtetues, pasi sipas tij kryeministri mban përgjegjësi mbi ministrat e vet dhe në një pamje të parë është kryeministri që ka të drejtën, por parë në kuptim të kushtetutës kjo nuk është e qartë.

“Presidenti është kreu i shtetit, dhe Kushtetuta i ka dhënë disa të drejta në raport me sistemin në tërësi, pasi që në hyrje të Kushtetutës ai garanton unitetin e shtetit. Presidenti ka pasur tagrin në bazë të nenit 98 të Kushtetutes i cili thotë se ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve. Ky nen është me dy kuptime, i paqartë sepse nuk qartëson nëse presidenti ka të drejtë ta kthejë apo ta emërojë atë që i propozon kryeministri.

Ndërkohë më duhet të them se kryeministri mban përgjegjësi mbi ministrat e vet dhe në një pamje të parë është kryeministri që ka të drejtën, por parë në kuptim të kushtetutës kjo nuk është e qartë. Këtu duhet një interpretim kushtetues, por këtu mungon gjykata kushtetuese. Për mendimin tim kërkon intepretim kushtetues. Në gjykimin tim nuk mund të hyjë në komentimin e këtyre organeve. Presidenti nuk e ka shkelur kushtetutën, por duhet një intepretim i kushtetutës. Sistemi politik dhe juridik në momentin që heq gjykatën kushtetuese kthehet në sistem në një sistem që nuk ka arbitër.Në gjykimin tim ky rast tregon ashiqare se çfarë problem sjell mosfunksionimi i gjykatës kushtetuese. “-u shpreh Lapaj.

Ai gjithashtu rreshtoi mundësitë juridike që ka kryeministri Rama për të drejtuar ministrinë e Brendshme.

“Në kushtet që jemi juridikisht, kryeministri ka disa zgjidhje. Ministrinë mund ta drejtojë nga një zv, ministër. Z. Lleshin mund ta emërojë vetë zv ministër dhe ta drejtojë, por kjo nuk do të ishte një gjë e drejtë për atë institucion, për shkak të autoritetit.

Mund të ndodhë dhe varianit, nuk është shumë i përhapur, por kryeministri mund të marrë rolin e ministrit, Rama mund të bëhet dhe ministër i Brendshëm.

Si mund të qendrojë Xhafaj ende në krye të ministrisë së Brendshme?

Në bazë të nenit 98 pika 2 dekreti i presidentit, duhet të miratohet brenda 10 ditësh në paralament. Për sa kohë dekreti nuk miratohet në paralament, pra nuk pranohet, rrëzohet do të thotë se ministri vazhdon është në detyrë. Ministri nuk, mundet edhe pse ka dhënë dorëheqjen ta braktisë detyrën derisa nuk ka një zvendësues të ligjshëm.

Mund të jetë dhe variant që paralamenti e rrezon dekretin e presidentit Meta për shkarkim dhe z. Xhafa është i detyruar që të vazhdojë të bashkëjetojë me një qeveri me z. Rama.”- përfundoi Lapaj.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Adriatik Lapaj
Pas

Denoncimi i deputetit, nisin kërkimit për trupin e 55-vjeçares të mbytur në Vjosë

Para

Amos flet për shtatëzaninë e Elias. A do të vijë së shpejti një princ apo princeshë?

Para
Amos flet për shtatëzaninë e Elias. A do të vijë së shpejti një princ apo princeshë?

Amos flet për shtatëzaninë e Elias. A do të vijë së shpejti një princ apo princeshë?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ishte mashtrim

16 vatra zjarri në 24 orë, 4 vijojnë të jenë aktive

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët

Protestë kundër turizmit masiv në Mexico City përshkallëzohet në dhunë

Kryetari i bashkisë Vlorë, “Zgjohet” pas ulërimave të Ramës, nis të lirojë hapësirat e zaptuara

Qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga mesazhet e marra nga posta shqiptare

Ministri Malaj: Turizmi një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, objektiv kryesor procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit

Aksident në Theth, plagoset një 63-vjeçar pas rrëzimit me motomjet

Rama ultimatum bizneseve në Lungomare: 48 orë për të liruar hapësirat publike

Zjarret vdekjeprurëse në Turqi: Humb jetën zjarrfikësi Ragip Sahin, dëme të mëdha materiale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.