18:22 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama ndez “motorët” për zgjedhjet, ndryshime në Tiranë

13:07 | 08/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama paralajmëron deputetet me më shumë se një mandat: Do të jemi në garë të hapur

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Asambleja Kombëtare e PS-së ka kërkuar të miratojë anëtarët e Asamblesë Rinore të PS-së, që është edhe projekti i lançuar sot nga kreu socialist, si strukturë që do të veprojë në këtë parti në kuadër të asaj që konsiderohet si ri-energjizimi i PS-së.

Rama ka propozuar që zv.Kryetarë të Asamblesë të votohen Ilva Gjuzi dhe Besa Spaho, ndërsa për Sekretar të Asamblesë ka propozuar Tonin Belerin, zv.Kryetar i Bashkisë së Shkodrës.

Kryeministri tha se e gjithë partia duhet të bëhet një platformë e hapur për cilindo që do të na bashkohet. Ai vuri theksin në angazhimin fizik, shpirtëror, politik, të matshëm, në territor, dhe jo me lobime nga kafeneja.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë, Kryeministri bëri të ditur edhe emrat e drejtuesve Politikë të PS në qarqe, ku në Tiranë, që është edhe qarku më i madh dhe me peshën më të lartë elektorale do të ketë 3 drejtues që janë: Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu.

Ndryshime ka pësuar në disa qarqe, si në Shkodër, Durrës dhe Berat që Edi Rama ua ka besuar drejtimin politik Kryebashkiakëve në detyrë. Ndërkohë Belinda Balluku është zhvendosur nga Dibra në Fier, ndërsa në Dibër ka hyrë si drejtues politik, Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Taulant Balla nga drejtues politik i Fierit është caktuar si drejtues politik i Diasporës. Ndërkohë në Elbasan, Damian Gjiknuri është zëvendësuar nga Arbjan Mazniku. Në Shkodër, Elisa Spiropali i lë vendin kryebashkiakut Benet Beci.

Të pandryshuar kanë mbetur drejtuesit politikë në Qarqet Lezhë, Korçë e Kukës, që Rama ua ka besuar përkatësisht Ulsi Manjës, Niko Peleshit dhe Pandeli Majkos.

Drejtuesit politikë

Qarku Tiranë
Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu

Durrës
Emirjano Sako

Shkodër
Benet Beci

Lezhë
Ulsi Manja

Kukës
Pandeli Majko

Elbasan
Arbjan Mazniku

Fier
Belinda Balluku

Korçë
Niko Peleshi

Gjirokastër
Mirela Kumbaro

Berat
Ervin Demo

Vlorë
Bledi Çuçi

Dibër
Blendi Gonxhe

Drejtuesi politik për Diasporën
Taulant Balla

Pas

Rama cakton drejtuesit politikë në qarqe (Emrat)

Para

14 kandidatë për 10 vende/ Ja emrat që garojnë dhe votohen nga Asambleja

Para
14 kandidatë për 10 vende/ Ja emrat që garojnë dhe votohen nga Asambleja

14 kandidatë për 10 vende/ Ja emrat që garojnë dhe votohen nga Asambleja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti Bajram Begaj në SHBA për Asamblenë Parlamentare të NATO-s, zhvillon takim me shqiptarët në Philadelpia

Takimi në Janinë, Spiropali me homologun grek: Shqiptarët në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri ndërtojnë ura miqësie mes 2 vendeve

Shqiptarët të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024

Gjirokastër/ Braktisi makinën me 2 klandestinë në Memaliaj, shpallet në kërkim 30-vjeçari i dyshuar

Spiropali në Konferencën e 19 të kryeparlamentarëve të Nismës Adriatiko-Joniane në Janinë: Shqipëria, vlerë e shtuar për një Europë të re, më të madhe, më të fortë, më të sigurt

Kallas vizitë në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Rusi, vdesin të gjithë anëtarët e ekuipazhit

Efekti Trump? CNN: Më shumë amerikanë se kurrë po kërkojë shtetësi britanike pas mandatit të dytë të presidentit të SHBA

Tare nënshkruan me Milanin, palët gjejnë gjuhën e përbashkët

Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.