Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë takimit me operatorë turistikë në Dibër u ndal tek kriza e energjisë. Ai tha se vendi është i detyruar të dalë në treg, por gjithsesi shtoi se qeveria do bëjë maksimumin për të mbrojtur konsumatorët familjarë.
“Sa i përket energjisë jemi të detyruar të dalim në import. Duam të mbrojmë me çdo kusht konsumatorët familjarë. Secili duhet të ketë parasysh, që t’i fikë dritat”, tha Rama.
Shefi i qeverisë u tregua i ashpër me atë që kundërshtojnë ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës .
Ky projekti tha Rama do t’i japë një zhvillim të madh zonave përreth, dhe krahas kësaj, ai la të kuptohet se kundërshtitë e banorëve të zonave janë të nxitura nga kryetari i PD-së Sali Berisha, megjithëse nuk e përmendi me emër, por e la të nënkuptuar duke i kujtuar pjesën e “non gratave” nga SHBA.
“Pse e kundërshtojnë Skavicën? Skavica do hapë perspektivë për të gjitha zonat atje. Pa llogaritur ato që do spostpohen nga aty që do marrin shtëpi. Pse kundërshtohet, duke dëgjuar hienat…..Edhe hienë edhe non grata nuk durohet. Më falni bilez që e përmenda”, tha Rama.
Faxweb/Nijazi Mema