Rama: “Pengesa e vetme më e madhe të cilës mund t’i trembemi është mendësia midis vendeve të rajonit. Ky plan i ri i rritjes, sa i takon asaj që duhet të bëjmë në planin rajonal, është saktësisht ajo që kemi rënë dakord 10 vite më parë, në procesin e Berlinit, ajo që jemi përpjekur të çojmë para Ballkanin e Hapur.
Arsyeja që për 10 vite nuk arritëm që të përparonim aq sa do të donim ishte mendësia dhe ndërhyrja e retorikës së politikës së brendshme kundër mendësisë sonë.
Pengimi i qarkullimit të kamionëve është kundër frymës së Procesit të Berlinit. Nëse s’do t’i bëjmë gjërat sëbashku s’do të jemi mirë. Plani i rritjes është procesi i yni i rezultateve të reformave. Në Shqipëri do të ecim para me një valë reformash.”