Kryeministri Edi Rama ndodhet në një aktivitet politik në qytetin e Korçës, mirëpo ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka hezituar ta sulmojë që nga Tirana.
Siç ka deklaruar për aktivitetet politike të ministres së Arsimit Lindita Nikolla, që mësuesit janë porositur të jenë të pranishëm, të njëjtën gje deklaron për rastin e Ramës.
Ish-kryeministri ka publikuar një video, ku shihen mjaft autobuzë, sipas tij të nisur nga Elbasani e deri te Erseka, drejt Korçës për të mbushur sheshin plot me mbështetës.
“Noriega takim ne Korçe me dhjetra autobuza ne Elbasani deri ne Erseke!”, shkruan Berisha krahas videos së publikuar, duke e thumbuar kështu mbi numrin e madh të të pranishmëve në miting.
Në takimin e sotëm me korçarët, kryeministri Rama foli për negociatat me PD-në, të cilat dështuan pavarësisht ndërmjetësimit të BE-së. Ai fajëson kreun e opozitës Lulzim Basha, për shkak të këmbënguljes së tij për krijimin e qeverisë teknike, ndërsa këmbënguli sërish në të vetën te Vettingu. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post