Kryeministri Edi Rama në mitingun e sotëm të mbajtur pranë Piramidës, ka sjellë sërish në vëmendje Vettingun, duke thënë se pas marrëveshjes me Bashën, Vetingu s’ka ku shkon më.
“Dhe sot dua po ashtu t’ju them se ka shumë rëndësi për mua, për ju, për PS, që ne edhe njëherë tjetër provuam se nuk jemi të gjithë njësoj, edhe njëherë tetër provuam se jemi ndryshe.
Sa herë na thoshin dhe na thonë se po të ishin ata as do na kishin kthyer sytë, e jo më të na luteshin aman të takohëmi, kjo nuk është arsye të ndihemi keq, por të jemi krenar për atë që jemi.
Më vjen shumë mirë që sot ne shohim përpara, gara nuk është më fushë lufte, gara është kush vrapon më shpejt, gara nuk është më se kush merr peng tjetrin, gara është kush çliron më shumë energji pozitive për këtë vend, për njerëzit e jashtëzakonshëm të këtij vendi.
Patjetër që gara nuk është kush të shtiret si më i përvluari, si më i shqetësuari për Shqipërinë.
Gara është se kush është gati t’i japi këtij flamuri, këtij vendi, këtij pasioni, gjithçka ka në zemër dhe mendje.
Do kemi të gjithë kohën e nevojshme që të bëjmë fushatën tonë, sot është dita kur gjithë Shqipëria të marri frymë lirisht, pasi Vettingu nuk ka më ku shkon.
Sepse rruga e stërgjatë e padrejtësisë nuk ka ku vazhdon.
Dhe tani keni ardh për mua apo për ata, për kë keni ardh?Kka nga Kamza që vijnë këtu, ka nga Kamza që shkojnë atjë, por ne e duam Kamzën edhe për ata që vijnë dhe për ata që shkojnë atje.
Tani dua që ky shesh të jehojë me thirrjen Shqipëri, Shqipëri, lëre Edi Ramën, jepi, jepi, jepiiiiiiiiii, jepi mor ti.
Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri, jepi jepi jepiu.
Rroftë Tirana, rroftë Vora, rroftë Kamza, rroftë Kavaja ku në 25 qershor do bëjmë zgjedhjet dhe do kemi dy çmime në një ditë dhe patjetër rroftë Durrësi, Vlora, Fieri, Lushnja, Shkodra, Lezha, Berati, Tropoja, Kukësi, Dibra patjetër.
Shqipëria i ka të gjitha, por Tirana i ka të gjithë.
Kështu që me falenderimin më të madh për mbështetjen, për durimin heroik, se e thashë edhe dje, atë të Romeos me Zhuljetën, shumë faleminderit dhe jam shumë i kënaqur sot.
Më në fund, mbas shumë e shumë lutjesh e lutjesh u takuam me opozitën, nisëm me një McAllister dhe u ndamë me një Big Mack Pro. Rroftë Shqipëria dhe rroftë Partia Socialiste”, deklaroi Rama.
Fjala e plotë e Ramës
Sot ishte dita kur ne kishim çeljen e fushatës tonë elektorale dhe jemi mbledhur këtu për këtë ditë, por besoj që më bukur se të çelim fushatën të brohorasim për realizimin e objektivit tonë, për një Shqipëri me shtet dhe Vettingun që do të votohet para fushatës.
Të jemi të bindur se me të njëjtin vullnet, këmbëngulje dhe kokëfortësi që ne luftuam dhe fituam për Vettingun do të luftojmë për punësimin.
Jeni dëshmitarët të një situate jo të zakonshme, të një momenti, që sot pas një periudhë konfirmon edhe njëherë se ne kur themi duam dhe do të bëjmë shtet e bëjmë.
Ne thamë që zgjedhjet nuk janë lojë e partive dhe në fakt ne kemi pranuar të shtyjmë zgjedhjet një javë, brenda Kushtetutës dhe ligjit për të fituar betejën e një gjenerate për një Shqipëri, ku prokurorët marrin mesazhin se ditët e tyre në sistemin e drejtësisë janë të numëruara.
Ne nuk e kemi fshehur PD pavarësisht se cfarë na thoshin, e donim në fushën e betejës, në të gjitha rastet do të shkojmë të vetëm në zgjedhje për të respektuar ditën, por dëshirojmë që PD të jetë aty dhe ne të fitojmë edhe më shumë sesa katër vite më parë.
Dhe për më tepër jo vetëm do të fitojmë, por si asnjëherë opozita do të ketë mundësinë që të shikojë nga brenda të gjithë ecurinë e 37 ditëve dhe në fund do të jetë e detyruar të pranojë fitoren, pa por dhe pa sikur.
Unë kam marrë shumë mesazhe sot, Kamza, Kamza, Kamza, se thash mos thërrini Basha, Basha, por në këtë rast besoj që një gjë duhet ta kemi sot shumë të qartë, në 25 qershor do të fitojë PS, por sot ka fituar e gjithë Shqipëria, socialistët dhe demokratët, që më në fund po shikojnë dritë në fund të tunelit dhe po u jepet mundësia që të dalin nga kthetrat e prokurorëve të korruptuar.
Sot ne çelim një epokë të re, me edhe më shumë bindje se ne dimë të udhëheqim dhe dimë të bëjmë kompromise, por nuk dimë dhe nuk duam të bëjmë kompromise në kurriz të ligjit dhe Kushtetutës.
Dhe sigurisht që fushata zyrtarisht do të fillojë me një javë vonesë edhe ata janë të gëzuar dhe ne mezi presim, edhe për ata u hap një rrugë e re, e betejës dhe ne do ta bëjmë me vendosmëri.
Për ne nuk ka Shqipëri katolikësh, myslimanësh apo besimeve të tjera, por një Shqipëri të Ismail Qemalit dhe Shqipëria që duam.
Dhe kurrë nuk do të shkelim asnjë fije floku drejtash të opozitës, por nga ana tjetër as kemi pranuar dhe do pranojmë të shkeli një fije floku besimin tonë, sepse nëse do bëjmë shtet do të bëjmë për të gjithë.
Vettingu tani më nuk ka ku shkon, sepse rruga e stërgjatur e padrejtësisë nuk ka ku vazhdon.
Në 25 qershor do të kemi dy gëzime në një ditë.
Më në fund u takuam, opozita na erdhi me një McAllister dhe u ndamë me një bigmc.
(D.D/Shuplaka)
Discussion about this post