Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij para shqiptarëve të mbledhur në pallatin e sportit në Milano. Rama ka falenderuar pjesmarrësit, ndërsa ka vlerësuar lidhjen mes popullit shqiptar dhe italian.
Edi Rama: Përqafime nga kjo arenë e mrekullueshme ku flamuri kuqezi dhe tringjyrëshi italian dëshmon lidhjen mes dy popujve. Ju shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra rrezatuese e ribashkimit me Europën. Ju jeni përbashkuesit e dy brigjeve të Adriatikut. Sot duket gjëja më e natyrshme, dje dukej më e pamundura. Dukej gjëja më e pamundur në botë kur u bëtë mbartësit e peshës tronditëse të misionit historik mbi anijet e ndryshkura të Shqipërisë komuniste