Kryeminsitri i vendit Edi Rama ndodhet në Kosovë me rastin e 9 vjetorit të pavarësisë. Në një mbrëmje speciale në përvjetorin e 9-të të Pavarësisë, me Shkëlzen Dolin në Teatrin e Ri të Klan Kosovës Rama u shpreh se askush nuk e kishte menduar më parë që sot Kosova do të ishte e pavaruar. Sipas Ramës ky teatër është shumë i rëndësishëm dhe le të shërbejë si udhëkryq për popujt e Ballkanit.
Rama në fjalën e tij nuk la as pa përmendur edhe artistin Shkëlzen Dolin, ku u shpreh: Faleminderit dhe Shkëlzen Dolin që duroi mes melodisë edhe zërin tim aspak melodioz.
“Ky teatër është vërtet fantasitik mungon vetëm një hudhër dhe hudhra shkon më së miri. Arkitektë komplimenta për punën me shumë shije, është një teatër i ri dhe do të sjellë jetën kulturore të Tiranës dhe Shqipërisë. Do të doja të ndërthurreshin trevat dhe gjuhët e Ballkanit dhe Europës ku njerëzit të ndjehen si në një udhëkruq, ku njerëzit të bashkohen. Anjëherë nuk është e mjaftueshme për njeriun që teksa i referohet të shkuarës nuk ka të krahasur me atë ku ishin dhe ku jemi. Nuk ka qenë e largët koha siç thotë edhe Batoni që na rihnin dhe na bënin copë dhe në një kohë kur nuk imagjinohej që Kosova do të ishte e pavarur. As Batoni nuk e ka menduar këtë që të drejtonte tani një teatër në Prishtinë. Është një moment për të thënë që sa bukur dhe sa mirë ndërkohë që gjenerat e tjera e kanë kaluar kohën nën monotoninë për të qënë të lirë. Jam i bindur që jemi të gjithë me fat që na qëlloi të jetojmë në këtë kohë ndryshimesh kaq rrënjosre. Kjo është një kohë e bukur për shqiptarët dhe vazhdon të jetë e lirë edhe për disa të tjera. Uroj me gjithë zemër që ta gëzoni dhe uroj me gjithë zemër që të jetë një hapësirë që sa më shumë nejrëz të vijnë, dhe që kontribuan për këto kohë të bukura shqiptare. Faleminderit dhe Shkëlzen Dolin që duroi mes melodisë edhe zërin tim aspak melodioz”, u shpreh Rama. (J.V/Shuplaka)