Edi Rama, kryeministri i vendit, ndodhet në Himarë në një aktivitet ku po shpërndahen titujt e pronësisë për disa nga banorët e zonës.
“Nis sot shpërndarja e 437 titujve të pronësisë përgjatë këtij viti për të gjithë shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme kronike, si Thethi, Vermoshi, Tropoja e me radhë në veri dhe Himara e Saranda në jug”, tha Edi Rama në Himarë.