Kryeministri Edi Rama, ka folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar i Ekonomisë, ku u fol për buxhetin e ri.
Rama u shpreh se në këtë buxhet, një zë i rëndësishëm është edhe ai për mbështetjen sociale, ndërsa shtoi se “është i pari buxhet që ne e hartojmë me një koefiçient të kënaqshëm lirie”.
Është i pari buxhet që ne e hartojmë me një koefiçient të kënaqshëm lirie. Pra pa të gjithë ato pengesa të forta që kemi pas në fillim.
Të ardhurat do të mbështesin në radhë të parë, një varg politikash sociale”.
Rama tha se ky buxhet është “I gjashti që do aprovohet, dhe çdo vit ka pasur rritje”, ndërsa shtoi se këtë vit, pothuajse 300 milionë dollarë më shumë në një vit të vetëm”.
Më tej ai tha se nga ky buxhet, “Janë afro 30 mijë familje që do përfitojnë nga një fond prej 20 milionë dollarësh.
Besoj se të gjithë e dinë, bëhet fjalë për bonusin e bebeve, thënë ndryshe 8 fishim për fëmijë”.
Kryeministri u shpreh se do të ketë një rritje page për mjekët me 10%, mësuesit 7% dhe ushtarakët 5-7%, ndërsa shtoi se do të investohet edhe në ndërtimin e rreth 100 qendrave shëndetësore.
Kryeministri tha se rritjet do të hyjnë në zbatim më datë 1 prill.
(B.B/ Faxweb.al)