Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Ramsa e ka nisur me një përshëndetje me disa pamje nga rilindja urbane në Fier.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje nga rilindja urbane në Fier ju uroj një ditë të mbarë”, shkruante Rama.
Mirëpo komentuesit kanë shpërthyer në ktitika ndaj kryeministrit, duke u ankuar për probleme nga më të ndryshmet. Njëri nga komentuesit madje shprehet se atje ku ai jeton, në Dibër, duhet të udhëtojë me gomar sepse s’ka rrugë.
“Shum bukur kryeminister por ne ktej nga dibra akoma ecim me gomar se skemi as ruge as uj as gje prej gjeje rrespekte.”, shkruan qytetari.
Nga ana tjetër, një tjetër qytetar ankohet për ushqimet e skaduara të cilat përdorin shqiptarët.
“Me vjen mir qe kujdesesh per pamjen,,,
Po 1 pyetje kisha po ushqimet qe hane shqiptaret dhe jane te skaduara si i behet a i kontrollon njeri,, apo ,,,,”, komenton qytetari. (D.D/Shuplaka)