13:54 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama pranon për herë të parë zgjedhjet e parakohshme/ Kushti që i vendos PD-së dhe LSI-së

13:22 | 23/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Lulzim Basha po luan bllofin”, Rama këmbëngul për përçarje te opozita: Do hyjnë në zgjedhje në minutat e fundit!

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka pranuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, kur tha se në rast se në zgjedhjet e 30 Qershorit PD dhe LSI fitojnë një bashki më shumë se PS, ai është gati të lërë mandatin.

Rama shton se Basha nuk fiton dot as zgjedhjet e partisë së tij, jo më të fitojë zgjedhjet në rang vendi. Kryeministri shtoi më tej se kreu i PD-së është një lider pa allate, dhe për këtë shkak i ka nxjerrë njerëzit si jetim në mes të rrugëve.

“Unë e kam një ftesë për ju, jeni ju që ja keni rrokanisni kokën ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore.

Hajdeni ulemi ta miratojmë sëbashku atë reformë, të biem dakord t’i eksperimentojmë në disa zona edhe votimin dhe numërimin elektronik. Me që keni shumë qejf shit-blerjen e votës, do miratojmë çdo masë që do propozojë në Parlament doktoresha e shit-bjerjes së votës. Ne i votojmë vetë në Parlament me deputetë e rinj që ju i keni zgjedhur.

Nëse ju në zgjedhjet e 30 qershorit, do fitoni një bashki më shumë se ne. Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. E di që ju s’do e pranoni këtë sfidë. Ju se mundni dot PS as në Kukës dhe as në Skrapar, dhe lerë pastaj në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama, teksa i ka quajtur anëtarët e opozitës i një “shportë karavidhesh”.

Ndërkohë që Rama sulmoi edhe mediat në vend, duke i riquajtur kazan, dhe duke thënë se trajtojnë vetëm lajmet e zeza.

‘’Hap TV shikon vetëm zi, tmerr, e merr kohën telenovela e Babale Alizoti dhe telefonata e Nices nga Shijaku, pastaj, fap, vjen djegia e mandateve dhe një popull i tërë zvarrë me telekomandë në derrhane, sherrhane të paparë cdo ditë, miza bëhet buall, miu bëhet ari, dhe derrave u drejtohen fjalë zotëri;

Si mendon zotëria juaj, çmendoni ju zoti Kadri për Nicen e Shijakut, si e konsideroni Babalen, a mendoni ju zoti Kadri se Ilir Meta do vrasë veten, c’e ka shtyrë presidentin të mendojë vetëvrasjen? Dhe derrat e shtrirë atje bëjnë vëzhgime, shfaqin opinione, kurse Shqipërisë juaj që fatmirësisht nuk jeton as në ato kanale, portale dhe falë kadrinjve, e qimkadrinjve, nuk u intereson.

Sharra e Dikurshme që mbyste Tiranën sot është spostuar dhe grumbullimet e mëdha nuk janë as në Porto Romano, por në kanale dhe portalet e kadrinjve dhe cimkadrinjve, një tufë zuzarësh, qe ju tregojnë si të ikni, se në Shqipëri nuk rrihet, se nuk ka gjë për të parë, po 6 mln turistë ca panë, apo i solli me zor mafia, apo ishin të gjithë të droguar dhe nuk dinin ku shkonin e ranë këtu”- tha ai.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: edi ramazgjedhje te parakohshmezgjedhjet
Pas

Me Ramën nis historia, kryeministri: Gati të shembim Teatrin, Teatrin e Kukllave, Muzeun Kombëtar…

Para

”Lider pa allate, doktoresha e shkencave të horoskopit”, Rama i intimidon të gjithë: Kadri si mendon, a do e vrasë veten Meta?

Para
“ Unë dola i pari por s’jam në punë”, Rama në Has: Kryetari i Komisionit dhe përgjegjësi i zyrës do të shkojnë në Prokurori

''Lider pa allate, doktoresha e shkencave të horoskopit", Rama i intimidon të gjithë: Kadri si mendon, a do e vrasë veten Meta?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kukës/ Tentuan të sillnin në Shqipëri makinat e vjedhura në Rusi e Norvegji, përfundojnë në pranga i riu shqiptar dhe një polak

65-vjeçari i vë flakën qëllimisht banesës në Tiranë, lëndohet bashkëshortja

Vriten 40 palestinezë, Izraeli vijon bombardimet në Gazë teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim

Shoferi i droguar përplas automjetin e policisë në Tiranë, dy efektivë përfundojnë në spital

Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Elbasan

Shiste kokainë në dyqanin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Berat

A do të ketë ndryshime në postet drejtuese të PD-së dhe çfarë funksion do të mbajë Salianji pas daljes nga burgu? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Berisha:DHL në Shqipëri, Degë e PS! Celibashi të Dorëzojë Dokumentacionin e Plotë

Prostitucion në apartament me qira ditore, vihen nën hetim 7 shtetase nga Kolumbia dhe Panamaja

Berisha publikon provat: Votat e diasporës, të manipuluara.Zarfet u shpërndanë ditën e fundit ose pas zgjedhjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.