Kryeministri Edi Rama me një status në rrjetin e tij në Facebook krahas shkrimit për masat ndaj pandemisë ka publikuar edhe grafikun e kurbës së infeksionit të koronavirusit në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Europës.
Ai thotë se jemi përballë dy zgjedhjeve asaj që të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa, duke bërë Rezistencë për Ekzistencë apo do lëshohemi në krahët e frikës se
Postimi i Ramës:
“KURBA E RRITJES SË PRESIONIT TË ARMIKUT E MATUR PËR ÇDO VEND PAS 20 RASTEVE TË PARA, ku mund të shihni rezultatin e masave shtrënguese dhe rezistencës fantastike të 99% të shqiptarëve deri tani.
*tani si do vazhdojmë, me ngjitje të butë që të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa, duke bërë Rezistencë për Ekzistencë apo do lëshohemi në krahët e frikës se “do vdesim për bukë”, që pastaj kjo shigjeta e kuqe të iki lart si raketë dhe ne të biem në këmbët e armikut duke numëruar qindra e mijëra të vdekur(?)!