Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat zyrtare të vizitorëve të huaj gjatë vitit 2024.
Rama shprehet se 11.7 milionë vizitorë të huaj kanë vizituar vendin tonë gjatë këtij viti. Sipas kreut të qeverisë, kjo shifër është 15 përqind më tepër sesa viti 2023.
“11,7 milionë vizitorë të huaj ose 15% më shumë se viti 2023, e bën vitin 2024 një tjetër vit rekord që na dëshmoi se Shqipëria nuk është thjesht kuriozitet i momentit, por ka shtruar për së mbari rrugën e saj në rritjen e qëndrueshme në shifra, në krijimin e një oferte serioze e të diversifikuar, si dhe ofrimin e përvojave unike në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj”, shkruan Rama.