Takimi i sotëm i kryeministrit Edi Rama me banorët e Himarës, të cilët morën 400 certifikata pronësie të banesave të tyre u shoqërua me batuta.
Mes atyre që përfitoi certifikatë pronësie ishte dhe Aleks Bala, një personazh që herë pas here ka protestuar sa herë që Rama ka shkuar në Himarë.
Rama lakoi emrin e Aleksit, ndërsa e puthi atë në kokë te ‘tulla’, ndërsa tregoi se çfarë i kishin thënë.
Ai tha se e kishin paralajmëruar se Aleks Bala do të protestonte me parulla, por sot u pajis me certifikatë pronësie.