‘’Makinë me një, apo makinë me dy timonë’’, kjo është çështja. E nisur si një retorikë e politikanëve të Partisë Socialiste të cilët tani e kanë ndarë mendjen që duan të qeverisin të vetëm, duket se shprehja e tyre ka hasur në disa probleme.
Një prej tyre dhe më i madhi duhet thënë është fakti se vetë kryeministri Rama me aq sa mësohet është se nuk zotëron leje për drejtimin e makinës.
E gjithë kjo situatë nuk i ka shpëtuar as penës së Bujar Kapexhiut. Në karikaturën që sjell sot në gazeta ‘’Mapo’’, shihet kryeministri Rama duke hedhur nga makina kreun e LSI-së Petrit Vasili dhe kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Interesante jaë dhe batutat që thotë secili prej tyre.
Rama: E dua qeverinë me një timon
Vasili: O shofer pa patentë
Idrizi: Oooooh, ç’na e futi!
Discussion about this post