18:32 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Rritja e pagës minimale, ndryshon skema dhe për siguracionet shoqërore (TABELA PËR KATEGORITË)

08:36 | 03/06/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rritja e pagës minimale, ndryshon skema dhe për siguracionet shoqërore (TABELA PËR KATEGORITË)

Ndryshime në llogaritjen e pagës minimale dhe siguracioneve shoqërore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se paga minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore do të jetë 24 mijë lekë nga 22 mijë që ishte më herët.

Përveç pagës minimale, ka ndryshuar edhe paga maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore, ku nga 97,030 lekë që ishte, është bërë 105,850 lekë, shkruan “Panorama”.

“Për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, paga bruto mujore do të jetë: jo më pak sesa paga minimale mujore, e barabartë me 24,000 lekë dhe deri në 105,850 lekë, për personat e punësuar, vetëpunësuar dhe për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton ligjërisht.

Paga minimale në shkallë vendi prej 24,000 lekësh shërben edhe për llogaritjen dhe pagesën e kontributeve të detyrueshme të sigurimit shëndetësor”, shpjegohet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Po sa kontribute për pensionet do të paguhet me pagën e re minimale dhe maksimale?
Shuma totale e sigurimeve për të punësuarit me pagën e re minimale do të jetë 6,696 lekë në muaj. Aktualisht paguhet 6,139 lekë në muaj, pra pagesa për kontributet do të rritet 557 lekë në muaj. Për ata të punësuar që paguajnë kontributet mbi bazën e pagës maksimale, me nivelin e ri llogaritet që paguajnë 29,532 lekë në muaj. Me nivelin e sotëm paguhet 27,071 lekë në muaj.

Kontributet do të ndryshojnë edhe për të vetëpunësuarit dhe punonjësit e papaguar të familjes. Me pagën e re minimale kjo kategori do të paguajë 7,152 lekë në muaj, aktualisht paguajnë 6,491 lekë. Rritja do të jetë 641 lekë.

Personat e vetëpunësuar, me përjashtim të fermerëve, kontributin e detyrueshëm për sigurimin e kujdesit shëndetësor do ta paguajnë 1,632 lekë në muaj, nga 1,496 lekë në muaj që paguajnë sot. Për të punësuarit me pagë maksimale, më parë kontributet që paguanin ishin në nivelin e 27,071 lekëve, me pagën e re kontributi arrin në 29,532 lekë. Rritja e sigurimeve është 2,461 lekë.

Ndërsa për personat që punojnë si punëtorë shtëpie tashmë me pagën e re minimale punëdhënësi duhet të paguajë kontributin minimal me vlerë 4304 lekë. Për të punësuarit në sektorin e fasonëve, punëdhënësi do të paguajë si kontribut të detyrueshëm për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale 72 lekë në muaj nga 66 lekë që paguan sot.

Për personat e vetëpunësuar si shitës ambulantë e kanë të detyrueshme të paguajnë 5120 lekë kontribut minimal, nga të cilat 3,488 lekë për sigurime shoqërore dhe 1632 lekë për sigurimin e kujdesit shëndetësor. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

  

Etiketa: ndryshimetpaga minimalesiguracione shoqerore
Pas

Trump tërheq SHBA-të nga marrëveshja për klimën, Di Caprio: Jeta jonë kërcënohet nga ky vendim i pakujdesshëm

Para

‘’Rama rrëzon Vasilin dhe Idrizin nga makina’’, BATUTAT që i thonë secili (FOTO)

Para
‘’Rama rrëzon Vasilin dhe Idrizin nga makina’’, BATUTAT që i thonë secili (FOTO)

‘’Rama rrëzon Vasilin dhe Idrizin nga makina’’, BATUTAT që i thonë secili (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Itali/ Nervozizmi e tradhton, 34-vjeçari shqiptar kapet me 1 kg kokainë të pastër poshtë sediles së makinës

“Nuk besoja se do e thoja këtë”, Merz ka dyshime për interesat e përbashkëta me SHBA-në

Dy turistë francezë akuzohen për spiunazh në Iran, ministri Barrot: Për 1140 ditë u mbajtën në kushte çnjerëzore, regjimi i përdor si mjet për të ushtruar presion mbi Perëndimin

Ministri i Financave, Petrit Malaj paraqiti sot në Kuvend ndryshimet në buxhetin e vitit 2025.

Ishte nisur drejt Anglisë, zbulohet arsyeja pse Diogo Jota po udhëtonte me makinë dhe jo me avion

“Sirena” nga skuadra që mori pjesë në Botërorin e Klubeve, drejtori i hap rrugën: Cikli i Ramadanit te Leçe ka mbaruar

“Mos bashkëpunoni me organizatën amerikanë të ndihmave”, Hamasi paralajmëron palestinezët: Do merren masa nëse përfshiheni

“Danimarka mbështet modelin shqiptar”, ministrja: S’mund t’i mbrojnë emigrantët më shumë se evropianët

Ligji i ri në Maqedoninë e Veriut, më shumë shqiptarë në administratë

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.