Rama ‘shokon’ ndjekësit, i jep makinës 3 minuta pa prekur timonin: I shikoni duart, i shikoni, ju rrofshin patentat!

Kreu i qeverisë Edi Rama duket se ka shijuar një xhiro me makinë, ku për herë të parë është ulur vetë në vendin e drejtuesit, edhe pse nuk ka patentë.

E gjitha kjo mundësohet prej faktit se kreu i qeverisë është duke i dhënë një makine të teknologjisë së fundit, e cila nuk ka nevojë të drejtohet me timon.

“ME TIMON PA TIMON SHOFERI JON OSHT KAMPION” thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë…”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së postuar në Facebook, dhe si për ta vërtetuar këtë tregon dhe duart lart.

“Kur thoja unë që do vi dita që makina të ecte vetë, dhe unë mos të kisha se pse të merrja patentë, smë besonte njeri. Po vjen dhe një asistent sigurie, po ska nevojë, se makina e di vetë rrugën, unë spo e prek fare timonin, ja ku është dora ime, dhe unë ndërkohë mund të komunikoj në FB me ata që më shajnë, tiu kthej përgjigje të gjithëve. Unë mund të jem dhe shofer, pa patentë, ju rrofshin patentat ju. Kjo është dora ime, dhë këtu jam unë”, shprehet Rama.

(E.K/Faxweb.al)

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 



Të Fundit