Për etiketimet e dy gazetarëve të huaj të kulturës që pikturat e Ramës ngjanin me ato të një adoleshenti në kolegj që merr drogë ka reaguar dhe ish-kryeministri Berisha.
Ai thotë se një nga rregullat bazë që në psikiatri vendoset diagnoza e pacientit është të analizosh shkrimet dhe vizatimet e tij.
“Zhgarravitësi halucinant! Kritikët e artit shkruajnë për zhgarravinat e Ramës në Bienale se ato janë
si zhgarravinat e një të droguar që nuk kanë vlerë tjetër veçse ato janë të një kryeministri!!
Të dashur miq, në psiqiatri diagnoza e pacientit, më saktë se sa me çdo gjë tjetër arrihet duke analizuar shkrimet dhe vizatimet e tij në rast se pacienti ka nga ato. Në bienale te Venecias dy kritike arti, sikur të ishin psiqiatër vleresuan zhgarravinat e Rames si zhgarravinat e nje adoleshenti te droguar, te cilat ndonese ishin pa rendesi pra pa vlere, ishin ekspozuar aty sepse ishin te nje kryeministri”, shkruan Berisha.
Kujtojmë se vlerësimet e dy gazetarëve të huaj kanë rezultuar pak delikate për kryeministrin tonë, që dëshiron që bota ta njohë si artist: ”…një dhomë e madhe është e mbuluar me një letër muri, me një seri vizatimesh gjeometrike, shumëngjyrëshe, pak si eksperimentet në fletoren e një djali kolegji të talentuar nën efektin e drogës”.
E Berisha si mjek që është nuk mund të kalonte pa ndërhyrë. (E.K/SHUPLAKA)