18:25 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rama të bashkohet me Zgjidhjen, Gjiknuri të japë dorëheqjen”, Sadrit Danaj zbulon votat që e shkarkuan, si u manipulua procesi

10:59 | 18/04/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rama të bashkohet me Zgjidhjen, Gjiknuri të japë dorëheqjen”, Sadrit Danaj zbulon votat që e shkarkuan, si u manipulua procesi

Ish-kryetari i Këshillit të Vlorës, drejtues i lëvizjes Zgjidhja në rajonin e Jugut, Sadrit Danaj, ka treguar përpara gazetarëve se si u manipulua procesi, e si u dhunua bashkë me presionin që u nënshtrua ndaj tij atë ditë përpara votimit.

“Unë mendoja ndryshe nga PS-ja dhe jam me filozofinë e lëvizjes ZGJIDHJA”, u shpreh Danaj në konferencën për mediat, ku sqaroi se në stendën me 15 votat që thuhet se i përkisnin anëtarëve të Këshillit, mungonte vota e pavlefshme dhe të tjera që nuk gjendeshin mes atyre. Ai tregoi edhe shenjat që ishin bërë të fletët e votimit, me aeroplanë dhe shenja të tjera identifikuese si një votë e kontrolluar.

“Në sallë ishin 5 kryetarë bashkie, 3 deputetë, ministri me truprojë, policët bashkiakë. Kryetari i bashkisë lejoi krime të rënda për demokracinë dhe mendimin e lire. Ju e patë vetë se si u fut truproja e tij dhe u përlesh me mua pse kërkova diçka të drejtë”- u shpreh ai më tej duke rrëfyer presionin e dhe terrorin psikologjik që iu nënshtrua, duke u ndalur kryesisht tek dhuna e truprojës së ministrit Gjiknuri.

“Fleta e pavlefshme nuk gjendet aty dhe unë kam bërë denoncim, duke kërkuar ndjekje penale. Përgjegjësinë kryesore e ka komisoni i votimit dhe kjo vepër dënohet me 7 vite burg. Po pres që të zbatohet ligji. Dua t’i bëj thirrje deputetit të parë të Vlorës (Edi Rama), që të bashkohet me ZGJIDHJEN. Gjiknuri duhet të japë dorëheqjen nga detyra dhe populli i Vlorës ta përzërë si koordinator dhe deputet. Ai i dha postin e kryetarit të OSHEE në Sarandë atij që ishte kryetar komisioni. Dua t’i bëj thirrje edhe prefektes që ka dosjen e plotë që të mos e konfirmojë këtë proces palaço. I bëj thirrje edhe drejtuesit të universitetit të Vlorës që të dy pedagogët e tij Moçka dhe Balla t’i shkarkojë nga detyra, sepse kanë njollosur emrin e Ismail Qemalit”-tha Danaj.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Sadrit Danajshkarkimivotatzgjidhja
Pas

Tre AKUZAT që ngre sot Prokuroria mbi gruan e Alfred Pezës, a e rrezikon burgun Mirela Ndini (DETAJET)

Para

Gazeta Britanike: ”MAKTHI I BE-së/ Shqipëria kërcënon Brukselin: ”Na jepni anëtarësimin ose përgatituni për KAOS” (INTERVISTA E RAMËS)

Para
Gazeta Britanike: ”MAKTHI I BE-së/ Shqipëria kërcënon Brukselin: ”Na jepni anëtarësimin ose përgatituni për KAOS” (INTERVISTA E RAMËS)

Gazeta Britanike: ''MAKTHI I BE-së/ Shqipëria kërcënon Brukselin: ''Na jepni anëtarësimin ose përgatituni për KAOS'' (INTERVISTA E RAMËS)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata franceze anulon urdhërarrestin ndaj ish-udhëheqësit sirian, Bashar al-Assad

Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Rikthejmë hapësirat për pushuesit, garantojmë akses të barabartë dhe kushte dinjitoze

Lejet e ndërtimit në brezin bregdetar dhe jashtë tij do të miratohen nga KKT

VIDEO/ Situatë alarmante nga zjarret në Delvinë, nis evakuimi i banorëve në tre fshatra

Kosovë/ Fundi i afatit të dhënë nga Kushtetuesja, Ambasadorët kërkojnë Kuvend e Qeveri të re

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Senicë. Pëson djegie në trup shefi i komisariatit të Delvinës, një tjetër efektiv asfiksohet

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë, Ben-Gvir, pretendon se “nuk ka uri në Gaza”

Spanja, mbështetje për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Dimal/ Zjarr në Konisbaltë në kufirin me Mbreshtanin, ndërhyrja në terren mbetet e vështirë

Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Përgjigje për format e reja të kriminalitetit, miratimi pas certifikimit në Bruksel

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.