17:58 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rama-të djathtëve nga Elbasani: Hyni në zgjedhje por ka një kusht që duhet të plotësoni

19:03 | 02/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama-të djathtëve nga Elbasani: Hyni në zgjedhje por ka një kusht që duhet të plotësoni

Kryeministri Rama nga Elbasani i ka bërë sërish thirrje opozitës që të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Kreu i qeverisë, pavarësisht thirrjeve për PD-në, e ka edhe një kusht për ta.

Rama tha se para se opozita të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, duhet si fillim të votojë ligjin e vettingut.

“Ata të kthehen në rrugën për zgjedhjet në 18 qershor. Por që të hyjë në zgjedhje, në radhë të parë duhet të shkojnë në Kuvend, të votojnë vettingun, Po votuan vettingun, i mirëpresim që të shkojmë në 18 qershor. Pastaj, erdhën, nuk erdhën ata, është detyra jonë, është detyra e secilit prej nesh që të mirëpresë çdokënd që do të vijë me ne”,-u shpreh Rama.

Rama deklaroi se pavarësisht tentativave të opozitës e cila është ngujuar në çadër, vettingu do të vazhdojë.

“Ka një përpjeke reale për mos t’i çuar të gjithë në rrugën e universitetit, për t’i lënë pastaj rrugëve. Por për ti dhënë të gjithëve mundësi, atyre që nuk shkojnë në universitet, që të marrin një zanat. Shumë shpesh ndodh që të dëgjoni se: ‘Sja vlen të merresh me ta’. Por po të ishin të gjithë njësoj, do kishim renë e plehrave siç e kishit. Në të njëjtën datë si sot, kur unë erdha këtu për të bërë Elbasanin në 4 vite, atë që nuk është bër për këto vite. Faktin nuk e luan topi, se Elbasani, Gramshi, Librazhdi, Peqini, Belshi, kanë shumë ende për t’u bërë, por a ka krahasim me ato që ishin. E njëjta gjë vlen dhe për Shqipërinë. Ka nevojë që të rritet edhe më shumë, por rritet me 3.5 përqind. Kjo është një Shqipëri që nuk ka të fortë dhe të dobët, por që shkojnë të gjithë para ligjit nëse shkelin rregullat. Ju siguroj se sa më shumë rezistencë t’i bëjnë drejtësisë ata që i janë ngujuar drejtësisë, aq më i bindur jam se drejtësi do të bëhet dhe vettingu nuk do ndalet. Ashtu sikundër ju siguroj se me të njëjtën lëkundje që po luftojnë për të zhbllokuar vettingun, do luftojmë”, -tha Rama.

(M.D/Shuplaka)

 

Etiketa: BasharamaVettingu
Pas

Mbledhja urgjente e grupit të PD, video-konferencë me anëtarë nga PPE

Para

I thanë “Po” Nishanit, Rama dhe Basha takohen nesër paradite?

Para
I thanë “Po” Nishanit, Rama dhe Basha takohen nesër paradite?

I thanë “Po” Nishanit, Rama dhe Basha takohen nesër paradite?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tronditet Serbia para Shqipërisë, trajneri shpërthen kundër lojtarëve: Dorëhiqem nëse jam unë problemi!

Zgjedhjet e 11 Majit, Partia e Lirisë kërkon rinumërimin e votave në Bashkinë e Kavajës

Krijohet Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura, marrin pjesë zyrtarë të lartë amerikanë

Krijohet Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura, marrin pjesë zyrtarë të lartë amerikanë

Shpërthen vullkani në Itali, alarm i kuq nga autoritetet

Mbaron takimi në Stamboll, Ukraina kërkon takim mes Putinit dhe Zelenskit

Jasir Asani vjen me vonesë në Tiranë, sulmuesi mbetet prapa me përgatitjet në Kombëtare

VIDEO/Zjarri në pyllin e Darëzezës riaktivizohet. Ndërhyrje me helikopter për shkak të përmasave të mëdha dhe terrenit të vështirë

8 të plagosur në Kolorado, thërret “Palestina e lire” dhe sulmon me molotov turmën

Deputetët kthehen në komisione, opozita me prezencë simbolike, denoncon “krimet zgjedhore”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.