Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin aktual Edi Rama, se ai po përpiqet të fusë në Parlament anëtarët e organizatës kriminale, “Hakmarrja për Drejtësinë”.
Një qytetar dixhital ka qenë ai që I ka shkruar Berishës, se Rama u ka premtuar vend në parlament madje pikërisht për Roland Shytin, anëtar i bandës së vëllez¥rve Orik dhe Laert Shyti. Sipas qytetarit, ai është ankuar në policinë e Vlorës, te ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, mirëpo pas kësaj shprehet se ka marrë kërcënime.
POSTIMI I BERISHËS
Rama do te fuse ne Parlament anetaret e “Hakmarrjes per Drejtesi”!
Qytetari dixhital denoncon:
– Lidhjet direkte te Edvin Shullazit dhe Saje qorrit me Kriminelet e Hakmarrjes per Drejtesi!
– Mbrojtjen e tyre me urdher te Rames nga supertrafikanti, drejtori i policise se Vlores! sb
“Te na rroje rilindja me hakmarrjen per drejtesi,jo vetem pafajsi moren…Por po presin sepse Rama ju ka premtuar edhe per vend ne parlament.Turp per kete qeverisje ordineresh turp. Kam denoncuar personalisht Roland Shytin ne drejtorine e Vlores. Dhe me kane nxjerre nga drejtoria duke me thene se varen nga Rama dhe Tahiri.
Kam kontaktuar Tahirin dhe me ka thene se nuk ka asnje lloj denoncimi per kete person…dhe nuk eshte person ne kerkim.. i kam te regjistruara te gjitha. I kam thene me jep numrin e nje polici te pergjegjshem te denoncoj perseri jo vetem une por mijera qytetare.. Me ka kerkuar numrin e tel.. dhe drejtori i policise Vlore ka telefonuar nenen time ne oren 11 te nates me ton kercenues duke i thene mos ta bezdisim me ministrin. kemi shkuar te prefekti i qarkut Vlore dhe na ka thene Lelin e komandon Tahiri dhe Rama., Nese ata nderhyjne te Leli dhe te drejtori i Vlores atehere enigma Shyti mer fund.”