06:23 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Raporti i OSBE-ODIHR, Gjosha i kundërpërgjgjet Ramës: Nuk e di të qash apo të qeshësh!

18:41 | 28/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Raporti i OSBE-ODIHR, Gjosha i kundërpërgjgjet Ramës: Nuk e di të qash apo të qeshësh!

Pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 25-qershorit dhe pas deklaratës së kryeministrit Rama, ka reaguar deputetja e LSI-së Klajda Gjosha.
Rama i cilësoi më herët  zgjedhjet e 25-qershorit si zgjedhjet më të mira që Shqipëria ka pasur .
“Sapo është bërë publik raporti i OSBE-ODHIR për Zgjedhjet e Qershorit 2017. Nuk e di sa vënd ka tek dëgjuam Kryeministrin për të vrapuar dhe për të na treguar se këto ishin zgjedhjet më të mira që ka pasur Shqipëria. Nuk e di të qash apo të qeshësh!
Lexoja mes rreshtave të raportit por gjithçka rrotullohej mes parregullsive në zgjedhje, rekomandimeve te pafundme për gjetjen e një mekanizmi për parandalimin e shitblerjes së votës si dhe marrjen e masave për të ndaluar presionin e jashtëzakonshëm që i është bërë administratës publike për votën e lirë!
27 Vite Demokraci dhe qytetarët shqiptarë ende janë në përpjekjet e tyre për të votuar të lirë, në përpjekjet e tyre që ankandi i votës të mos marrë më peng jetën e fëmijëve të tyre. Po fatkeqësisht cfarë do lloj reforme zgjedhore të ndërmarrim ne, do të duhej më parë të ndryshonim mentalitetin politik i cili mendon se paraja mund të blej cdo gjë, se presioni që vjen si koncept diktatorial nuk shkon më ne Shqipërinë europiane te 2017-tës!
Mesa duket mentalitetet nuk ndryshokan as me Marrëveshjet e Errësirës që gjoja do t’i jepnin Shqipërisë një standard tjetër!”Shkruan Gjosha.
Ndërkohë kryeministri, Edi Rama më herët u shpreh se “Raporti i OSBE ODIHR vlerëson pozitivisht marrëveshjen e 18 majit. Më tutje raporti saktëson se falë ndryshimeve ligjore pas marrëveshjes u ulën kostot financiare të fushatës dhe u ulën shkeljet. Në disa qendra votimi, administrimi i zgjedhjeve u bë më mirë, ndërsa ankimimet u mbyllën në një kohë shumë të shkurtër. Pakicave kombëtare iu dha mundësia e barabartë dhe të tjera që do kemi kohë ti diskutojmë por një gjë sjell në sallë ky raport. Edhe këta janë tëblerë, verbër, janë të trembur nga krimi, nga konkluzionet ku ju keni dalë, që pas zgjedhjeve të 2013 i përsërisni sin ë jerm dhe akoma se keni kuptuar çfarë ka ndodhur atëhere e jo më ti jepni përgjigje atyre çfarë ka ndodhur në 2017. Ndërkohë që nuk po rikthehem për më gjatë se çfarë thotë anglezi e danezi. Është turp për çdo politikan shqiptar, që të pranojë se terminologjia, është e arsyetuar por edhe e përdorshme në këtë parlament vetëm për të ulur njëri tjetrin. Kjo është e neveritshme. Për ta mbyllur, mos flisni në emër të SHBA, as të BE, sepse detyroheni të vini në këtë pikën ku keni ardhur sot”, tha ai. (S.SH/Shuplaka)

Etiketa: gjoshaKlajda Gjoshaps-lsirama
Pas

Pas 3 muajsh OSBE-ODIHR publikon raportin për zgjedhjet: Luftoni shit-blerjen e votës

Para

Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për Vettingun pas ankesës së gjyqtarëve

Para
Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për Vettingun pas ankesës së gjyqtarëve

Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për Vettingun pas ankesës së gjyqtarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.