05:47 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rastësia e çuditshme/ Padia ndaj Tartar Bazaj në dorë të anëtarit të SPAK, Çani: Luhet lojë e madhe, e përfshirë dhe Arta Marku

14:13 | 18/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandali me KLP/ Njihuni me anëtarin me nota 5 dhe deftesë të falsifikuar. Kërcënon gazetarin Çani: Të marr gjak në…(Video+investigimi)

Gazetari Artur Çani ka depozituar prej gati një viti një padi në drejtim të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tartar Bazaj, për shkak se ky i fundit ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, si dhe ka fshehur një plagosje të ndodhur në Sarandë, dy raste këto të transmetuara në emisionin Ajsberg, në Fax News.

Për ironi të fatit, gazetari është thërritur vetëm sot në Gjykatë, dhe i është dhënë vetëm 5 ditë kohë në mënyrë që të njihet me fashikujt e prokurorisë, hetimet për të cilat i ka kryer Ened Nakuçi, i votuar nga Tartaj Bazaj për në SPAK.

Pavarësisht se gazetari do të donte që të besonte se mes tyre nuk ka asnjë lidhje interesi, sa kohë që vota e Bazajt për Nakuçin është dhënë, atëherë dyshimet nuk ka sesi të mos jenë të pranishme.

“Bëhet fjalë për një nga personat e rëndësishëm në Shqipëri, anëtar në KLP, voton për anëtarët e SPAK, për institucionet e reja të drejtësisë, dhe kjo ka bërë që procesi ndaj tij të bllokohet prej gati një viti.

Sot u thërritëm për herë të parë në Gjykatë, pa asnjë fakt të dosjes, dhe prokurori që ka çështjen Ened Nakuçi është zgjedhur për në SPAK edhe me votën e Bazajt. Mua më duhet që të gjej avokat, të lexoj të gjithë fashikujt, deri në datën 23 është pak e vështirë, pasi kemi të bëjmë me fashikuj voluminozë. Prokurori nuk pranoi shtyrjen e çështjes, që të na jepte ne kohë që të njiheshim me fashikujt.

Unë mendoj se vendimi për ta emëruar prokurorin në SPAK ka patur ndikim edhe kjo çështje, pra unë hedh dyshime dhe në një organ të ri që është krijuar. Është një lojë e madhe, dhe lidhet dhe me kallëzimin që unë kam ngritur, unë do të merrem dhe me një çështje që ka mbyllur Arta Marku në ditën e saj të fundit, po ndaj këtij anëtari të KLP”, u shpreh Çani.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: bazaj caniTartar Bazaj
Pas

EMRI/ Esktradohet nga SHBA 34-vjeçari, u arratis pasi vrau banorët gjatë grabitjes së një shtëpie

Para

Meta publikon spotin e dytë kundër Dvoranit: Nga 15 Janari 2019 ka shkelur detyrën kryesore

Para
“Publikimi i videove s’ka filluar ende”, presidenca i përgjigjet Dvoranit: Kujdes me prishjen e provave, bën mirë të…

Meta publikon spotin e dytë kundër Dvoranit: Nga 15 Janari 2019 ka shkelur detyrën kryesore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.