Dy infermiere në spitalin e Beratit kanë rezultuar të infektuara me Covid-19, njëra prej të cilave shërben në repartin Infektiv ndërsa tjetra në atë të Urgjencës. Të dyja janë karantinuar ndërsa nuk dihet nëse po realizohen tamponat e kontakteve të afërta.
Edhe në qytetin e Gjirokastrës kanë rezultuar 6 raste të reja ditën e sotme, por nuk dihet se si janë infektuar. Aktualisht, janë 114 raste aktive në Berat dhe 77 në Gjirokastër. Të dyja renditen në qarqet më pak të prekura në vendin tonë.
Pritet që rastet e reja të konfirmohen në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ditën e djeshme, u raportua se 3 persona humbën jetën nga Covidi, ndërsa rezultuan 131 të infektuar.(A.M/Faxweb.al)