12:28 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rasti Goxhaj duhet trajtuar vetëm në prizmin ligjor”, Hisen Berisha komenton akuzat ndaj ish-luftëtarit të UÇK-së

22:13 | 09/10/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rasti Goxhaj duhet trajtuar vetëm në prizmin ligjor”, Hisen Berisha komenton akuzat ndaj ish-luftëtarit të UÇK-së

Ish-komandanti i UÇK-së Hisen Berisha ishte i ftuar në Fax News në një lidhje Skype. Për gazetaren Rovena Neziri, Berisha komentoi gjyqin ndaj Dritan Goxhaj, i cili pritet të ekstradohet për llogari të Prokurorisë Speciale të Kosovës me seli në Hagë.

Sipas Berishës ky rast duhet trajtuar vetëm ligjërisht. Goxhaj akuzohet se ka dekonspiruar një dëshmitar, për të cilin prokurori Williamson nuk gjeti asnjë akt-akuzë.

Hisen Berisha: “Shqipëria ka kufizime ligjore për ekstradimin e qytetarëve të vet në Gjykatë të një shteti të tretë. Zoti Goxhaj është akuzuar për dekonspirim të një dëshmitari. Unë mendoj se  Shqipëria e ka të zgjidhur ligjërisht. Nëse ka një koordinim me një marrëveshje ndërkombëtare qoftë edhe gojore, atëherë ka fuqinë e njëjtë dhe detyrohet në mbështetje të drejtësisë ndërkombëtare, edhe në kontekst të zotit Goxhaj.

Duhet trajtuar vetëm në prizimin ligjor. Kurse përsa i përket implikimit… ëshë nonsens për të folur për një tendencë për të zhvilluar procedura hetimore. Mendoj se kjo gjykatë bazuar në raportin që është krijuar, të bazohemi tek raporti Dick Marty dhe hetimet e prokurorit të parë Williamson dhe i cili doli me një përfundim që nuk ka asnjë pretendim në kuadër të raportit mbi të cilin mund të ngritet akt-akuza. Për çfarë po flasim?! Më pas e zgjeruan gamën e hetimit. Jo vetëm për krimet që pretendohen për qershorin 99’, por deri në dhjetorin 2000. Dhe krimet të periudhës civile t’i faturohen periudhës së luftës. E krimet civile duhet të zbardhen duhet të gjehen vrasësit, të dënohen. Por duhet patur parasysh që krimet civile po ju faturua periudhës së luftës është një precedent i pandodhur ndonjëherë. Dhe lufta do të zbresë nga lufta e nivelit të armatosur mund të zbresnë nivelin e konfliktit civil, i cili konsiderohet si rebelim ndaj rendit juridik kushtetues, që e dëmton bazën juridike mbi të cilën ka lindur shteti i Kosovës”, tha Berisha.

Lufta e UÇK-së ishte e paorganizuar nga një strukturë drejtuese sipas Berishës. Ishte pasojë e represionit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Për këtë u bindën edhe diplomatët e huaj.

Megjthëse në fillim UÇK-ja u quajt një organizatë terroriste, më pas u mësua se ata po luftojnë për lirinë e tyre. Është e domosdoshme të demontohen këto raporte të Këshillit të Europës, që prej raportit të Dick Martit.

Hisen Berisha: “Lufta ndodhi si rezultat i represionit të Serbisë dhe ishte pa një linjë komanduese, pa hierarki horizontale,vertikale apo diagonale të organizimit dhe zhvillimit të luftës. Nuk ka pasur strukturë drejtuese. Prandaj këto pretendime çdo ditë e më shumë po flitet se janë të pabaza. Ju e patë, tani është aktuale në mediat tona, një gazetar që tha kur u mora në pyetje kisha një prokuror serb aty.

UÇK-në e kanë akuzuar që në fillim si organizatë terroriste,deri sa diplomatët amerikanë u bindën që kemi të bëjmë me djem që kanë rrëmbyer armën që nga represioni serb janë detyruar të luftojnë për lirinë e vetë dhe të popullit të vetë. Kjo ishte një domosdoshmëri për t’i demontuar këto raporte të Këshillit të Europës, se këtu kemi të bëjmë me një organizatë që bën trafikim organesh dhe vepra të tilla monstruoze dhe që e nxjerrin si organizatë kriminale”, foli Hisen Berisha.

Etiketa: Dritan Goxhajfax newsHisen BerishaRovena Neziriuck
Pas

Hamasi kërcënon se do të vrasë pengjet për shkak të sulmeve izraelite

Para

Robert F. Kennedy Jr. do të kandidojë për president si i pavarur

Para
Robert F. Kennedy Jr. do të kandidojë për president si i pavarur

Robert F. Kennedy Jr. do të kandidojë për president si i pavarur

Discussion about this post

 



Të Fundit

PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, Kolegji Zgjedhor merr vendimin

Berisha denoncon ndërhyrjen në Theth: Krim shtetëror i Edi Ramës, asnjë ndërtim nuk ishte në zonë të mbrojtur

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së jep vendimin për Ilir Metën

Prisnin emigrantë që t’i transportoni kundrejt pagesës, bien në pranga dy persona në Gjirokastër

Elisa Spiropali me Kryetarin e Kuvendit të Turqisë: Tirana dhe Ankaraja i japin botës siguri e paqe, në një kohë ku retë e luftës janë rrotull nesh

Dështon për herë të 48 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Peqin/ Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit

Ilir Meta kërkon zbutje të masës së sigurisë, gjykata tërhiqet për vendim

IMT Kurbin nis aksionin për lirimin e hapësirave publike, prishen ndërtimet pa leje

Rama nderon me “Yllin e Mirënjohjes Publike” Sheikh Muhammed Bin Zayed: Për kontributin vëllazëror ndaj popullin tonë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.