Djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja, Rexhep Rraja ka mbërritur në Gjykatën e Apelit në Tiranë pas ankimimit të vendimit të gjykatës së Krujës e cila dha masën ‘arrest me burg’.
Ai akuzohet për përndjekjen Xhisiela Malokut. Rraja kërkon lirinë në Apel.
Avokati i Rexhep Rrajës, Ilir Murati ka dorëzuar kërkesën ku kërkon lirinë e tij. Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Shpresa Beqaj.
Avokati i Rrajës thotë se klienti i tij po mbahet padrejtësisht në burg pasi denoncimi i Xhisiela Malokut është bërë për shkak të xhelozisë.
(B.H/Faxweb)