23:45 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rasti “zhvatja”/ Shkarkohet kryeprokurorja speciale, Katica Janeva

16:39 | 14/09/2019
në Aktualitet, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dy drama brenda ditës për prokuroren speciale, i ndërron jetë personi më i dashur në familje

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra kryeprokuroren speciale Katica Janeva, e cila ndodhet në paraburgim si e dyshuar në rastin “Reketi”.

Për shkarkimin e Janevës kanë votuar të gjithë 102 deputetët që morrën pjesë në votim, si të partive në pushtet ashtu edhe në opozitë.

Paraprakisht, këshilli i prokurorëve kishte dorëzuar Kuvendit një material voluminoz mbi hetimet që janë bërë ndaj Janevës nga Prokuroria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas hetimeve të bëra, ekzistojnë dyshime të bazuara për keqpërdorim të detyrës nga kryeprokurorja Janeva, në rastin e zhvatjes nga afaristi, Orce Kamev, të 1.5 milion euro nga dy të arrestuarit e tjerë në këtë rast, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski.

Këta dy persona duke shfrytëzuar afërsinë me Katica Janeva si dhe pozicionin e saj si drejtuese e Prokurorisë Speciale, i ka premtuar afaristit Kamcev masa lehtësuese në një proces tjetër gjyqësor që po zhvillohej ndaj tij.

Në një video-incizim të publikuar nga një gazetë italiane, vërehet se si Bojan Jovanovski merrte paratë nga afaristi, kurse në një moment në bisedë dëgjohet edhe zëri i Janevës e cila i premton afaristit se gjithçka do të jetë në rregull me gjykimin e tij.

Ky rast kishte nxitur reagime të shumta politike që çuan edhe në rrënimin e besueshmërisë të Prokurorisë Speciale.

Prokuroria Speciale ishte themeluar në vitin 2015 për shkak të mosbesimit në Prokurorinë e Rregullt për të hetuar aferën e përgjimeve, një aferë tjetër kjo në bazë të të cilës janë ngritur dhjetëra hetime kundër zyrtarëve të qeverisë së kaluar që drejtohej nga NIkolla Gruevski, që ka fituar azil politik në Hungari ku ishte arratisur për t’i ikur vuajtjes së një dënimi prej dy vjet burg për shpërdorim të detyrës./ REL/

Pas

Megaoperacioni “LIMIT”, jepen masat e sigurisë. Ja çfarë vendos gjykata për të arrestuarit

Para

“Hiqe Facebook-un me patjetër”, zbardhen biseda +18 e të arrestuarve të megaoperacionit “LIMIT”

Para
Megaoperacioni “LIMIT”, jepen masat e sigurisë. Ja çfarë vendos gjykata për të arrestuarit

"Hiqe Facebook-un me patjetër", zbardhen biseda +18 e të arrestuarve të megaoperacionit "LIMIT"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.