Kreu i LSI Vasili ka reaguar pas retorikës së sotme së kryeministrit Rama mbi partitë e koalicionit duke iu referuar kryesisht LSI-së se “kanë ndërtuar një sistem klientelist dhe të kalbur me administratën”.
Vasili shkruan se Rama i do gjat që t’i ketë vetëm por sipas tij po ta kishte vetëm të gjithë qeverinë do ta hidhte Shqipërinë në greminë.
Postimi i Vasilit:
Rama i do gjërat që t’i ketë vetëm.
E pati policinë të gjithën vetëm dhe e përmbyti Shqipërinë me drogë.
Po ta kishte vetëm të gjithë qeverinë, do ta hidhte Shqipërinë në greminë.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post